Lajme

Lulzim Abazi merr mbështetjen e Agim Aliut për deputet

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 21 January 2021

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës nga Ferizaj, Lulzim Abazi ka marrë përkrahjen e kreut të Komunës së këtij qyteti, Agim Aliu për garën elektorale për deputet në Kuvendin e Kosovës.

“Falënderues ndaj besimit nga i pari i qytetit!”, ka shkruar në llogarinë e tij Abazi, pas takimit me Aliun.

Abazi në këto zgjedhje garon me numrin 108 pasi ka marrë besimin e Degës së Partisë̈ Demokratike të Kosovës dhe kryetarit të Partisë̈, Enver Hoxhaj, me vizionin për rimëkëmbjen e shoqërisë̈ dhe shtetit.

-Advertisement-

“Ky besim që mora sot, është përgjegjësi që me kënaqësi e vullnet e pranoj, të jem shërbestar i të mirës për të gjithë qytetarët, vizionit të dëshmuar për ta ndryshuar e përparuar Kosovën”, ka shkruar Abazi në Llogarinë e tij.

Lulzim Abazi, aktualisht është këshilltar në Asamblenë Komunale në Ferizaj dhe anëtari i bordit të klubit Hendbollistik në këtë qytet./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera