Lajme

Luli i “Dardanëve” lirohet nga akuzat për fajde

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 15 December 2023

Kryetari i tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha është liruar nga akuzat për fajde dhe krim të organizuar, ka thënë sot avokati i tij, Nasuf Hasani.

Berisha, i arrestuar në dhjetor të vitit 2018, akuzohej nga Prokuroria Speciale për fajde dhe përfshirje në krim të organizuar.

Më shumë se katër vite pas ngritjes së aktakuzës, “Luli” është liruar sot nga akuza.

-Advertisement-

“Pas një beteje ligjore disa vjeçar, Prokuroria Speciale ma në fund tërhiqet nga akuza ndaj Krye DARDANIT Lulzim Berisha”, tha Hasani në një shkrim në Facebook.

Lulzim Berisha ishte arrestuar në dhjetor të vitit 2018 në një aksion të gjerë policor.

I akuzuari Lulzim Berisha, sipas aktakuzës, dyshohej se e kishte ndihmuar të akuzuarin Bujar Gërbeshi që të njëjtit t’i sjellë dobi pasurore, duke kontaktuar dhe ndërmjetësuar me të dëmtuarin, këngëtarin Afrim Muçiqi.

Ai dyshohej se i kishte kërkuar Muçiqit që t’i përmbahej obligimeve që kishte ndaj të Gërbeshit.

Për këto veprime, Berisha ishte ngarkuar me veprën penale “Fajde”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera