“Luli” dobësohet politikisht!
Autori: Gazeta inFokus 08:14 | 08 September 2017
Kadri Veseli, i njohur me nofkën e luftës “Luli”, është rizgjedhur dje në krye të Kuvendit të Kosovës. Por, për dallim nga mandati i parë kur kishte marrë 74 vota të deputetëve, ai dje mezi arriti t’i sigurojë 62 sosh. Zvogëlimi i fuqisë politike të ish-kreut të SHIK-ut nisi më 11 qershor kur PDK-ja nën drejtimin e tij pësoi tkurrjen më të madhe në historinë e saj. Për ta marrë epitetin e kryeparlamentarit, pas dështimit për shtatë herë me radhë, atij i janë dashur votat e deputetëve serbë, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Nisi më 3 gusht, ndërkaq përfundoi tek dje, më 7 shtator. Tentimi i tetë me radhë për ta finalizuar seancën konstituive gjatë ditës së djeshme kurorëzoi liderin e PDK-së, Kadri Veseli, me epitetin “Kryeparlamentar”.
Veseli ndonëse edhe në legjislaturën e kaluar ishte në këtë pozitë, nuk e pati fare të lehtë që të rikthehet në krye të Kuvendit, shkruan tutuje “Zëri“.
Përkundrazi, u bënë gati 3 muaj qysh prejse koalicioni PAN nisi luftën për sigurimin e votave dhe shpëtimtari i tij, më në fund, u bë AKR-ja e Behgjet Pacollit (pasi u shkëput nga koalicioni me LDK-në dhe me Alternativën) dhe votat e deputetëve të Listës Serbe.
Kështu me 62 vota pro dhe 52 kundër kreu i PDK-së rimori edhe një mandat në krye të Kuvendit, shruan “Zëri”.
Ndërkohë seanca e së enjtes, e thirrur për herë të dytë dje, zgjodhi edhe pesë nënkryetarët e kësaj legjislature.
Ndërkaq, ndryshe prej Veselit, i nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj, pritet të zgjidhet në seancën e paralajmëruar për nesër (e shtunë).
Të tjera
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...