Lifestyle

Lulet ulin nivelin e stresit

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 04 February 2018
Dihet se dekoracionet me lule e bimë brenda ambienteve të shtëpisë nuk kanë një rol parësor prej elementi zbukurues , por janë filtra të ajrit që thithim.

Ndërkohë një studim i kryer nga Universiteti i ‘Georgia-s’ konfirmon vleren e luleve që mbajmë në shtëpi dhe zyre.

Studimi tregoi se lulet në ambientet e shtepisë jo vetëm që janë në gjendje të ruajnë shëndetin e atyre personave që jetojnë në ambiente të mbyllura, por ndihmojnë edhe në reduktimin e nivelit të stresit falë veprimit të tyre pastrues.

-Advertisement-

Disa lloj lulesh janë në gjendje që të eliminojnë nga ajri VOC, ‘përbërje organike fluturuese’ të cilat bashkë me substanca të tjera në ambiente janë përgjëgjes për alergjinë, shqetësimet kronike dhe sëmundje të tjera.

Nga VOC vjen edhe ndotja në ambiente të mbyllura që në jo pak raste është 12 herë më shumë se ndotja jashtë. Pasi janë analizuar 28 bimë zbukuruese të zakonta, kërkuesit zbuluan më të fuqishmet për të pastruar ajrin që janë dredhka angleze (bima kacavjerrëse nëpër mure”, lulja e dyllit dhe fieret.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera