Rozë

Lule pafund e shampanjës, Morena Taraku e nis në mënyrën më të bukur ditën e lindjes (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 01 April 2021

Këngëtarja e njohur, Morena Taraku, feston ditën e sotme 28-vjetorin e lindjes. Ditën e saj të veçantë e priti në mënyrën më të bukur të mundshme.

Sapo ka hyrë data 1 prill, në shtëpinë luksoze të saj ka nisur festa.

Morena ka postuar në “Instastory” disa pamje nga festa e saj, ku vihet re se çdo gjë është e kuruar në detaje.

-Advertisement-

Dekorimi i ambientit ishte i veçantë e deri te torta gjigande me mbishkrimin “King M.T”. Gjithashtu nuk mungonin as lulet e shumta dhe shampanja.

Ndërkohë kujtojmë se Morena e ka nisur karrierën e saj si modele dhe më pas iu përkushtua dhe botës së muzikës. Ndërsa tashmë ajo ka dhe një biznes të produkteve kozmetike në Stamboll.

Nga ana tjetër, Taraku është mjaft e guximshme përsa i përket ndryshimit të look-ut të saj. Ajo nuk e ka aspak problem që të transformohet totalisht nga flokë të gjatë në të shkurtër, apo nga brune në bionde.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera