Fokus

Lul Raka flet për veprimet e Kadri Veselit në Zveçan e Ferizaj: “Ne policë nuk mundemi me u bë”

Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 07 April 2020

Kadri Veseli, kryetar i PDK-së, partisë më të madhe opozitare në Kosovë, është bërë temë e mediave këtë të hënë.

Kjo jo për ndonjë veprim apo vendim politik, shkruan gazeta inFokus.

Veseli ani se bën thirrje për respektim të këshillave të mjekëve e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për parandalimin e koronavirusit, këto si duket nuk i respekton edhe vet.

-Advertisement-

Gjersa ishte këtë të hënë në disa fshatra të Zveçanit për vizitë, Veseli u pa që ua jepte dorën qytetarëve, e nuk kishte as dorëza e as maskë, veprim ky shumë i rrezikshëm për përhapjen e koronavirusit.

E këtë të martë sa ishte në Ferizaj, përsëri nuk ksihte maskë dhe nuk respektoi distancën sociale, shkruan gazeta inFokus.

Gazeta inFokus, për këtë punë ka folur me mikrobiologun Lul Raka, të cilin e ka pyetur se sa janë të rrezikshme këto veprime që bëhen nga një politikan, i cili ka edhe mijëra votues që i shkojnë mbrapa.

Raka ka thënë që këto veprime do duhej të i respektonin të gjithë qytetarët për të mirë të tyre e popullit, e këtu nuk duhet të bëjnë dallime asnjë shtresë e shoqërisë.

“Ska çka ska përgjegje, ato këshilla për krejt qytetarët e Kosovës, na policë nuk mundemi me u bë, ne kallxojmë çka duhet me bo”, ka thwnw shkurt Raka./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera