Rozë

Luks i shfrenuar/ Morena Taraku poston pozat provokuese nga pushimet luksoze (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 24 January 2020

Çështja e këngëtares shqiptare, Morena Taraku, me makinën e saj që kap vlerën marramendëse rreth 250 mijë euro, është kthyer sërish në qendër të vëmendjes. Makina tip “Bently” që Morena tentoi ta fuste në Kosovë si të re, është kthyer sërish në Gjermani, te pronari.

Por edhe pse ka probleme me drejtësinë, duket se Morena nuk e ka aspak problem dhe po shijon pushimet luksoze në Tajlandë. Madje ajo nuk e ka aspak problem që me ndjekësit e saj të shumtë të ndajë fotografi mjaft provokuese.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një fotografi ku shfaqet mbi një elefant dhe në pah ka vënë të pasmet. “Emri i tij ishte Choo, ishte shumë i mirë”, shkruan Morena bashkëngjitur me foton e cila ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera