Lukashenko thotë se Prigozhin është kthyer në Rusi
Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 06 July 2023
Lideri bjellorus, Alyaksandr Lukashenko, tha se shefi i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, më nuk gjendet në Bjellorusi.
Lukashenko kishte ndërmjetësuar një marrëveshje që i dha fund rebelimit të armatosur në Rusi më 24 qershor. Tre ditë më vonë, lideri bjellorus tha se Prigozhin gjendej në Bjellorusi.
Mercenarët e Wagner-it për një kohë të shkurtër morën kontrollin e qytetit rus, Rostov-mbi-Don, dhe më pas marshuan drejt Moskës. Por, ata u ndalën pak para se të arrinin në kryeqytetin rus, pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Lukashenka.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se mercenarët e Wagner-it, që nuk morën pjesë në rebelim, mund të shkojnë në Bjellorusi ose t’i bashkohen ushtrisë së rregullt ruse.
Lukashenko u tha gazetarëve të enjten se “sa i përket Prigozhinit, ai gjendet në Shën Petersburg. Ai nuk është në territorin e Bjellorusisë”.
Një avion, që është i lidhur me biznesin e Prigozhinit, u largua nga Shën Petersburgu dhe u nis drejt Moskës të mërkurën, ndërkaq të enjten ky avion po fluturonte në jug të Rusisë. Kështu bëhet e ditur sipas gjurmimit të të dhënave të fluturimeve, por ende nuk është e qartë nëse shefi i Wagner-it ndodhej në bordin e këtij avioni.
Lukashenko tha se oferta që i ka bërë Wagner-it që të stacionojë disa nga luftëtarët e tij në Bjellorusi –paralajmërim që ka alarmuar shtetet fqinje të NATO-s – ende qëndron.
Ai tha se nuk sheh ndonjë rrezik për Bjellorusinë dhe se nuk beson që luftëtarët e Wagner-it do të luftonin kundër shtetit të tij.Javën e kaluar, Lukashnka tha se gjatë ndërmjetësimit të marrëveshjes – që i dha fund rebelimit – ai e kishte bindur Putinin që të “mos e zhdukte” Prigozhinin.
Megjithatë, ka shumë të panjohura për marrëveshjen që ndërmjetësoi Lukashenka dhe nëse e njëjta po zbatohet, ashtu siç palët janë pajtuar./ REL
Të tjera
-
“Ishim në të njëjtën makinë”, Milaim Zeka jep informacione për gjendjen e Meriton Mjekiqit
Ish-deputeti dhe gazetari, Milaim Zeka, ka dhënë informacione lidhur me aksid...
-
Rrëshqitje dheu pas reshjeve në Shqipëri, bllokohen përkohësisht disa rrugë
Reshjet e dendura të shiut gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit në Shqi...
-
Haradinaj: Vuçiq përgjegjësi kryesor për situatën e rënduar në veri të Kosovës, i mështeti grupet kriminale
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se për situatën e rënduar në veri të K...
-
Policia konfiskon 18 dhi, një qytetar nga Kamenica po i kontrabandonte nga Serbia
Policia ka ndaluar në fshatin Hodonocë të Kamenicë një veturë me targa vendor...
-
Zyrtari i lartë i shtetit gjerman: Integrimi i Ballkanit Perëndimor, në të mirë të BE-së
Mark Speich, Sekretar i Shtetit për Çështjet Federale, Evropiane, Ndë...
-
Alban Zogaj: Bllokimi për ta pastruar Prishtinën ka emër, VV dhe PDK
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka thënë se bllokimi në Prishtinë k...
-
Përmbytjet kaplojnë Rumaninë, vdẹsin katër persona
Të paktën katër persona vdiqën në Rumaninë lindore pasi shiu i rrëmbyeshëm sh...
-
Rama të enjten në Bruksel, Presidentja e KE mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, do të mbledhë të enj...
-
Stoltenberg: NATO ka mundur të bëjë më shumë për të parandaluar lụftën në Ukrainë
NATO ka mundur të bëjë më shumë për të armatosur Ukrainën dhe për të tentuar ...
-
Edita Tahiri: Retorika e Vuçiqit dhe Kurtit është boshe, gjithçka varet nga Amerika
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar k...
-
Parandalohet një rast i kontrabandës, konfiskohen 264 kilogramë mjaltë me vlerë 2500 euro
Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Dogana dhe Policia Kosovës) në ...
-
Mefail Bajqinovci shtron pyetje për opozitën: A ka qëndrim LDK dhe PDK për kërkesën e Vuçiqit për kthimin në gjendjen e mëparshme të veriut?
Deputeti i Vetëvendojses, Mefail Bajqinovci, ka shtruar pyetje ndaj PDK-së dh...