Lukashenka thotë se ka urdhëruar “kontakt” me Poloninë, pas rritjes së tensioneve
Autori: Gazeta inFokus 22:31 | 11 August 2023
Lideri i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, ka thënë të premten se e ka urdhëruar kryeministrin e vendit ta kontaktojë Poloninë, dhe se është i gatshëm për bisedime për shkak të rritjes së tensioneve kufitare mes anëtares së NATO-s dhe aleates së Rusisë.
Javën e kaluar, Polonia tha se dy helikopterë bjellorusë e shkelën hapësirën e saj ajrore dhe e arrestoi një burrë bjellorus, nën dyshimin se ishte pjesë e “zinxhirit të spiunazhit rus”.
Marrëdhëniet mes Minskut dhe Varshavës, të ngrira tash e sa vite, u përshkallëzuan qëkur Lukashenka e lejoi Moskën ta përdorë territorin bjellorus për ta sulmuar Ukrainën.
Tensionet u përshkallëzuan edhe më shumë kur Minsku u bë bazë e re e luftëtarëve të grupit mercenar nga Rusia, Wagner. Polonia e quajti këtë kërcënim dhe si pasojë e përforcoi mbrojtjen kufitare.
“Ne duhet të flasim me polakët. E kam urdhëruar kryeministrin t’i kontaktojë ata”, tha Lukashenka, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Belta.
“Ne jemi fqinj dhe fqinjët nuk mund t’i zgjidhesh”, tha lideri bjellorus.
Këto deklarata të pazakonta të tij vijnë vetëm një ditë pasi Varshava njoftoi se do t’i dërgojë edhe 10 mijë trupa në kufi me Bjellorusinë.
“Ata kanë zgjedhje parlamentare më 15 tetor, natyrisht se ata kanë nevojë ta përshkallëzojnë situatën… për të treguar se e kanë armatosur siç duhet [Poloninë]”, theksoi Lukashenka.
Zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Pawel Jablonski, tha se nëse lideri bjellorus “vërtet dëshiron t’i përmirësojë marrëdhëniet me Poloninë, atëherë mund ta bëjë këtë në mënyrë shumë të thjeshtë”.
Ai i bëri thirrje Lukashenkas të mos “e sulmojë më kufirin tonë, t’i lirojë më shumë se një mijë të burgosur politikë dhe [gazetarin polako-bjellorus] Andrzej Poczobut, ta ndalojë këtë fushatë të urrejtjes, këtë luftë hibride kundër Polonisë”.
Polonia ka paralajmëruar për provokime që përfshijnë grupin Wagner, të cilin Lukashenka po e strehon pas kryengritjes së tyre të dështuar në Rusi në qershor.
Gjatë një vizite në Shën Petersburg muajin e kaluar, Lukashenka, i ulur pranë presidentit rus Vladimir Putin, bëri shaka se luftëtarët e Wagner-it po kërkojnë “të shkojnë në Perëndim, po kërkojnë leje… për të shkuar në një udhëtim në Varshavë, në Rzeszov”.
Mijëra bjellorusë kanë shkuar në Poloni pasi kanë ikur nga atdheu i vet qëkur Lukashenka e mori pushtetin në vitin 1994.
Të tjera
-
FMN arrin marrëveshje me Kosovën, ekonomia vazhdon të performojë mirë
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), ka njoftuar se është arritur marrëveshja me...
-
Gjykata e Hagës nis hetime ndaj kryeprokurorit të saj
Gjykata Ndërkombëtare Kriminale në Hagë ka njoftuar nisjen e një hetimi të br...
-
Mushkolaj i ashpër me Qeverinë Kurti: Katër vite qeverisje asnjë rrugë e përfunduar
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka si...
-
Prishtina mbushet me fotografi të Trumpit dhe Grenellit
Në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me 6 nëntor u...
-
Kurti thotë se diaspora e ka gjetur mbështetjen e qeverisë së tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së d...
-
Peci: Asnjë borxh ndaj fermerëve, buxheti për 2025 është një ndryshim i vërtetë
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka folur për miratimin e buxhetit për viti...
-
Hamza për ish-krerët e UÇK-së: I mungojnë tërë Kosovës, pres lirimin e tyre
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka folur për ish...
-
Pallaska për Qeverinë e VV-së: Synojnë diktaturën sepse duan të mbesin në pushtet pa rezultate
Dastid Pallaska, njohës i çështjeve politike, ka thënë se Qeveria e drejtuar ...
-
Dita e Veteranit në ShBA, Haradinaj takon Gjeneralin amerikan, Timothy Orr
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka shprehur mi...
-
Hamza-qytetarëve: Me mua si kryeministër, rritje të pagave në fillim të mandatit!
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, është shprehur i...
-
Ambasadori italian njofton për takimin me Abdixhikun – tregon çfarë diskutuan
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të hënën është takuar me amb...
-
Stuhi, erëra të forta dhe rrufe, moti i keq përfshin Italinë – mbyllen shkollat dhe universitetet
Është rikthyer moti i keq në Italinë e Jugut me reshje të dendura shiu, stuhi...