Sport

Lukakus i bëhet “ëndrra realitet”, shikoni si flet me Adrianon

Autori: Gazeta inFokus 20:54 | 09 April 2020

Romelu Lukaku ka bërë ëndrrën realitet, pasi ka folur me idhullin e tij sot, Adrianon, teksa ka thënë se nëse do të luanin bashkë sot, do të shënonin “70 gola”.

Lukaku gjithmonë ka thënë se Adriano ka qenë idhulli i tij si fëmijë dhe përmes llogarisë zyrtare në Instagram të Interit ata kanë zhvilluar një bashkëbisedim nga karantina, të cilët po qëndrojnë të izoluar nëpër shtëpitë e tyre për shkak të pandemisë COVID-19.

“Kjo është ëndërr e bërë realitet për mua”, i thotë Lukaku Adrianos.

-Advertisement-

“Ke qenë idhulli im si fëmijë, për gjërat që ke bërë për Interin. Imagjinoni nëse do të kishim luajtur së bashku, do të kishim shënuar 70 gola për sezon. Do të doja të shkoja hapave të tu këtu në Inter”, tha mes tjerash ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera