Sport

Lukaku udhëton drejt Belgjikës, sulmuesi rrezikon Botërorin

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 03 November 2022

Romelu Lukaku ka lënë Italinë për të shkuar në Belgjikë, ku do të kurohet nga stafi mjekësor i “Djajve të Kuq”. Rikthimi i dëmtimit pas ndeshjes kundër Sampdorias, ka alarmuar sulmuesin e Interit në këndvështrimin e Botërorit, kështu që pasi ka marrë lejen nga klubi zikaltër, ka preferuar të drejtohet te mjekët e kombëtares belge.

Të tjera ekzaminime do të kryhen në ditët në vazhdim. Të parat do të realizohen në Belgjikë, ku do të bëjë edhe të tjera terapi, ndërsa mbetet për t’u parë nëse më pas do të kthehet në Milano për certifikime të mëtejshme mjekësore. Ekziston ndjesia se nuk do të ketë lajme të mira për klubin zikaltër. Me shumë mundësi Lukaku do të rikthehet të luajë me fanellën e Interit pas pauzës së Botërorit në Katar.

Mbetet ndërkohë në dyshim nëse do tja dalë që të fluturojë për në Doha. Te Belgjika do ta presin deri në momentin e fundit, me trajnerin Martinez që shpjegoi, “Për ne është i pazëvendësueshëm dhe nëse do të mungojë, do të na duhet të ndryshojmë mënyrën e lojës”.

-Advertisement-

Stafi mjekësor i Belgjikës dhe ai i Inerit janë në kontakt të vazhdueshëm, me një nga doktorët e Belgjikës që deklaroi; “Bëhet fjalë për një lëndim, jo diçka të rëndë, por gjithsesi i duhet të ndalet. Nuk e dimë për sa kohë do të jetë i padisponueshëm”.

Te Interi nuk shpresojnë ta kenë para Botërorit thjesht duan që Romelu të kurohet si duhet, të shkojë në Katar në gjendje të mirë, dhe mbi të gjitha të mos rrezikojë një tjetër rikthim të dëmtimit. Nëse do ta kenë gati në janar, për Inter-Napoli duke para problemet e këtyre dy muajve të fundit, për Interin do të ishte një sukses.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera