Sport

Lukaku shumë pranë Interit, e ardhmja e De Jong kthehet në telenovelë

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 15 June 2022

Inter-Romelu Lukaku mund të bëhet. Tashmë ka një skenar konkret që te Chelsea do ta pranojnë me kënaqësi. Sulmuesi belg ka folur me drejtuesit e klubit londinez dhe Interi nga ana tjetër është gati që ta huazojë, duke paguar një shifër të majme. Gjithsesi ka edhe një opsion tjetër, që mund të jetë edhe më bindës për “Blutë e Londrës”. Italianët mund të përfshijnë në marrëveshje edhe një lojtar, mbrojtësin holandez Denzel Dumfries. Kartoni i tij vlerësohet me 40 milionë euro dhe Interi nga ana tjetër do të shtojë edhe 25 milionë euro, për ta transferuar përfundimisht Lukakun në Milano. Te Chelsea do të ishin të lumtur të zvogëlonin humbjet me këtë lëvizje dhe të përforconin krahun e djathtë të mbrojtjes me një lojtar si Dumfries.

Telenovelë e vërtetë është kthyer e ardhmja e mesfushorit holandez, Frenkie De Jong. Herë pas here ai përsërit që është i lumtur te katalanasit, ndërkohë që edhe në kampin e Barcelonës kanë theksuar se e kanë në planet e tyre. Gjithsesi është e pamundur të shmangen thashethemet dhe të fundit thonë se De Jong ka arritur marrëveshjen për transferimin te Manchester United, ku e pret një kontratë deri më 30 qershor 2027. Kaq nuk mjafton, pasi duhet bindur edhe Barcelona. Klubi i La Liga kërkon 80 milionë euro për kartonin e holandezit dhe “Djajtë e kuq” deri më tani kanë shkuar deri në 60 milionë euro, plus 10 në formën e bonuseve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera