Sport

Lukaku pranë rikthimit në Premierligë

Autori: Gazeta inFokus 23:41 | 18 January 2021

Manchester City po përgatitet për një merkato “të nxehtë” verën e ardhshme dhe sipas asaj që zbulon “The Telegraph”, pronarët kanë vënë në dispozicion një buxhet prej 200 milionë stërlinash, apo rreth 225 milionë euro.

Synimi është të sjellin në “Etihad Stadium” nga një futbollist cilësor për çdo repart dhe natyrisht që peshën më të madhe të buxhetit pritet ta marrë sulmi, pasi po kërkohet nje goleador që të marrë vendin e Agueros, kontrata e të cilit përfundon në qershor të këtij viti.

Sipas mediave britanike, Erling Haaland dhe Romelu Lukaku janë sulmuesit e preferuar nga trajneri spanjoll Pep Guardiola, i cili ua ka bërë të qartë drejtuesve se dëshiron me çdo kisht njërin prej tyre për sezonin e ardhshëm.

-Advertisement-

Gjiganti belg është lider i Interit dhe po bën shumë mirë me fanellën zikaltër, por problemet ekonomike të shoqërisë që ka pronësinë e milanezëve, mund të sjellin shitjen e Lukakut, sidomos nëse vjen një ofertë prej 100 milionë eurosh, që do t’i joshte jo pak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera