Sport

Lukaku heq dorë nga festimi i golave me rrëshqitje në gjunjë: Nuk e bëjë më

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 13 September 2021

Romelu Lukaku është zotuar se do të heqë dorë nga festimi i golave të tij me rrëshqitje në gjunjë pasi sulmuesi i Chelseat dështoi ta bënte këtë në mënyrën e duhur gjatë fitores së “Bluve” ndaj Aston Villas të shtunën.

Belgu shënoi një gol për të vazhduar startin e tij të shkëlqyer në aventurën e tij të dytë në “Stamford Bridge”, duke e mbajtur skuadrën e Thomas Tuchel në kreun e tabelës me 10 pikë, aq sa kanë edhe Liverpooli dhe Manchester United, përcjellë KosovaPress

Por përpjekja e sulmuesit për të festuar golin me rrëshqitjen në gjunjë nuk shkoi mirë dhe kjo u pasua me shumë reagime qesharake në rrjetet sociale prandaj sulmuesi tani ka deklaruar se nuk do ta përsërisë.

-Advertisement-

“Nuk do të ketë më rrëshqitje në gjunjë pas asaj që ndodhi në ndeshjen e fundit”, ka shkruar Lukaku në Twitter.

Lukaku i rikthye te Chelsea pas klubi anglez pagoi 115 milionë euro në arkat e Interit për shërbimet e tij gjatë afatit kalimtar veror.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera