Rozë

Luizi nuk rehatohet me Instagram, çfarë i ndodhi?

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 17 May 2023

Këngëtari dhe fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me pothuajse secilin veprim që bën.

Dalja e tij me fitore nga BBVA e ka bërë atë një prej personazheve më të kërkuar dhe më të ndjekur edhe në rrjetet sociale.

Një zhurmë e madhe për llogarinë e tij të Istagramit ishte bërë gjatë kohës sa ai ishte brenda shtëpisë së famshme duke fituar mijëra ndjekës brenda një kohe të shkurtër.

-Advertisement-

Por, pas një ‘beteje’ se kush kishte më shumë të drejtë për të menaxhuar Instagramin e tij, adresa e vjetër u mbyll dhe një tjetër u hap një javë para përfundimit të BBVA.

Por, ditën e sotme (e mërkurë) edhe llogaria e Instagramit me emrin ‘Its Luiz Ejlli’ tashmë nuk figuron dhe një kërkim i thjeshtë lë të kuptohet se ajo është zhdukur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera