Rozë

Luizi flet për raportet me Efin tash kur ka përfunduar ‘BBVA 2’

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 17 May 2023

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ka folur në lidhje me debatin dhe marrëdhënien me Efi Dhedhes.

I ftuar në “Shqipëria Live”, ai ka treguar se kur e ka parë babanë e saj në finale, i ka ardhur turp nga vetja për fjalët që i kishte thënë Efit brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Këngëtari shprehet se të gjithë kanë qenë të ngarkuar aty brenda, por beson se si të qetësohen ata do takohen bashkë dhe do rinë së bashku, duke lënë të nënkuptojë se shoqëria e tyre do vazhdojë.

-Advertisement-

“Unë e kam thënë në finale, kur pashë babin e Efit që erdhi e takoi, unë e thashë haptas, pastër fare, në momentin që pashë babin e Efit, më edhi turp nga vetja dhe kjo është e vërtetë, për fjalët që i thashë, për ta ngacmuar, për ta bërë të ndihet keq, kur thashë që unë nuk do e doja vajzën time në një emision të tillë.

“E thashë me gjithë shpirt… Me gjithë shpirt iu deshën disa shotsa për t’i dhënë Efit, për të kuptuar që ajo mua realisht mua më ka dashur dhe më do”.

“Siç jam unë i ngarkuar, jam i bindur që edhe ata janë të ngarkuar në pjesët e tyre, tani do vijë pjesa që do qetësohet dhe jam i bindur që do kemi mundësi për të ndenjur si me Efin, si me shumë banorë të tjerë, pavarësisht se mezi prisja ti nxirrja jashtë (qesh)”, citon Top Channel fjalët e Luizit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera