Rozë

Luizi e kap dhe nuk e lë të lëvizë Kiarën, ajo shpërthen në lot

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 27 February 2023

Vëllai i madh i ka vendosur sot banorët e “Big Brother VIP” në një provë, teksa vajzave u është kërkuar që të injorojnë djemtë e shtëpisë.

Megjithatë kjo ka sjellë një situatë të vështirë mes Kiarës dhe Luizit. Duket se këngëtari nuk e ka duruar dot injorimi ne moderatores, dhe i ka bërë presion që ajo ta prishë lojën.

Ai e ka kapur teksa ajo po qëndronte mes dy lavamanëve dhe nuk e ka lënë të dalë që aty. Kiara i ka thënë shpesh herë se po i merrej fryma dhe nuk ndihej mirë, por Luizi këmbëngulte se nuk kishte për ta lënë të dilte deri sa ajo ti fliste.

-Advertisement-

Kiara ka shpërthyer në lot, ndërsa pasi ka prishur lojën, i ka thënë Luizit “Si nuk të vjen zot” dhe më pas është larguar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera