Lajme

Luiza Gega vendos dy rekorde ndërkombëtare

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 22 June 2023

Luiza Gega fitoi edhe garën e 3000 metrave me pengesa në Divizionin e Tretë të Kampionatit Europian Ekipor të Atletikës që po mbahet në Poloni, duke bërë historinë.

Ky ishte suksesi i 11 në pjesëmarrjet e Gegës në këtë eveniment që zhvillohet prej vitit 2009, duke ndarë kështu rekordin historik të bullgares Ivet Lalova-Collio.

Atletja shqiptare kaloi finishin me kohën 9 minuta, 17 sekonda e 31 të qindtat, duke vendosur një rekord të ri për aktivitetin, pasi e uli me thuajse 6 sekonda.

-Advertisement-

Më parë ky rekord mbahej nga rusja Yuliya Zaripova i vendosur në Bergen në 2010. Po të enjten Franko Burraj përmirësoi rekordin kombëtar në garën e 200 metrave. Ai kaloi finishin me kohën 21 sekona e 19 të qindtat, duke e ulur me 11 të qindtat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera