Sport

Luis Enrique vjen me fjalë të mëdha për Kosovën para duelit të nesërm

Autori: Gazeta inFokus 19:20 | 30 March 2021

Trajneri i kombëtares së Spanjës, Luis Enrique, ka folur në konferencë për media para ndeshjes me kombëtaren e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Enrique ka thënë se nesër i pret një takim i vështirë ndaj kosovarëve, derisa ka theksuar se e pëlqen ekipin e Kosovës.

Tutje ai ka shtuar se ‘Dardanët’ janë të guximshëm dhe rrezikshëm.

-Advertisement-

“Unë pres një kundërshtar si në ndeshjet e mëparshme. Është një ekip ndryshe nga Greqia dhe Gjeorgjia. Ata janë të guximshëm. Kosova është një ekip që më pëlqen. Ata guxojnë të rrezikojnë. Ata kanë një sulmues të mirë që mban topin. Unë pres një kundërshtar të vështirë”, deklaroi Luis Enrique.

Ndeshja ndërmjet Spanjës dhe Kosovës zhvillohet të mërkurën nga ora 20:45 në qytetin e Sevillas dhe i takon Grupit B të ciklit kualifikues për Kupën e Botës ‘Katar 2022’./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera