Luis Enrique: Shtypi nuk kupton nga futbolli, duam të fitojmë gjithçka

Autori: Gazeta inFokus
08:27 | 01 May 2024
Pasi eliminoi Barcelonën, Paris Saint Germain do të përballet me gjermanët e Borussia Dortmund për një vend në finalen e madhe të “Wembley”-t në Ligën e Kampionëve.
Francezët shihen si favoritë për t’u kualifikuar, megjithatë nuk mendon kështu trajneri Luis Enrique, i cili në konferencën e zakonshme para ndeshjes nuk kurseu as ironinë me median.
“E kam thënë gjithmonë që shtypi nuk kupton asgjë nga futbolli. Jemi në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve dhe çdo skuadër ka ardhur këtu me meritë. Kushdo që të eliminohej, do të zhgënjehej shumë, ndaj këto sfida janë pa favoritë. Ne do të provojmë të shkojmë në finale, duke luajtur futbollin tonë, falë të cilit kemi ardhur deri në këtë pikë”, u shpreh trajneri spanjoll.
PSG-ja ka fituar titullin kampion, ka siguruar finalen e Kupës së Francës, ku do të përballet me Lyonin më 25 maj dhe po luan në gjysmëfinalet e Championsit, duke qenë në garë për të bërë tripletë trofesh këtë sezon, teksa Luis Enrique zbulon se skuadra është rritur shumë.
“Jemi në garë për të tre trofetë, por do të jetë shumë e vështirë. Jemi të lumtur që fituam titullin dhe tani mund të përqendrohemi më shumë në kompeticionet e tjera. Natyrisht që kemi shanse reale t’ia dalim, pasi që kur kam ardhur, skuadra është rritur nga ndeshja në ndeshje, duke u përmirësuar shumë në fazën mbrojtëse, por edhe në manovrën sulmuese. Kemi ende gjëra për të përmirësuar, por do të luajmë shanset tona për të fituar të gjithë trofetë e mundshëm”, tha spanjolli.

Të tjera
-
Kamioni përfshihet nga flakët në ‘Rrugën e Kombit’, shpëton mrekullisht shoferi
Një kamion është përfshirë nga flakët mbrëme në Rrugën e Kombit, pranë tuneli...
-
Arrestohen dy qytetarë dhe një polic jashtë detyrës, IPK: Zyrtari ishte i suspenduar për një rast tjetër
Inspektorati Policor ka njoftuar se të shtunën ka ndodhur një incident mes di...
-
Vr*asja e Liridona Ademajt, familja presin gjykim të drejtë e vendim meritor
Gjykim efikas e me vendim meritor është kërkesa e familjes së Liridona Ademaj...
-
Sot tentativa e 25-të, a do të ketë konstituim të Kuvendit?
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për herë të 24-të m...
-
“Artane Rizvanolli po rren”, drejtoresha e RTV 21 i reagon ashpër ministres për “tregun e hapur energjetik”
Drejtoresha e RTV 21, Afërdita Saraçini- Kelmendi, i ka reaguar ashpër minist...
-
Aksidenti në Polluzhë të Drenasit, kjo është gjendja e të riut që ishte në veturë me 24-vjeçaren
Gjendja e të riut që u aksidentua në Polluzhë të Drenasit është stabi...
-
Bajrami kërkon hetim pas deklaratës së Rizvanollit: Çmimi i MWH-së nga 64 mund të kalojë në 260 euro
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar hetim pas deklaratës së minis...
-
Sulmi me dronë, Zelensky: Veprimet e Ukrainës padyshim që do të hyjnë në librat e historisë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur për herë të parë në lidhj...
-
Kjo është 24-vjeçarja që vdiq pas aksidentit në Polluzhë të Drenasit
Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi...
-
“Tregu i hapur energjetik”, Rafuna: Asnjë fabrikë të dielën nuk punon, çmimi i energjisë arrin në 64.3 euro për megavat
Sot ka hyrë në fuqi tregu i lirë energjetik siç e quan Qeveria, përkundër kun...
-
Shefi gjerman i Mbrojtjes: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve të ardhshme
Anëtarët e aleancës perëndimore të NATO-s duhet të përgatiten për një...
-
Haradinaj: Gëzuar ditëlindjen, mik i madh i yni, William Walker
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar ditëlindjen e ish-ambasadorit...