Lajme

Luhatje të forta të euros, nis rënien pas rritjes kundrejt lekut

Autori: Gazeta inFokus 20:35 | 18 May 2023

Euro ka ndalur revanshin që po vijonte prej 12 Majit, duke kulmuar në nivelin e 113.43 lekëve.

Sipas bankës së Shqipërisë monedha europiane po tregtohet në nivelin mesatar 112.38 lekëve, ulje me 1.05 pikë, duke arritur në nivelet e para fushatës, përcjell klankosova.tv.

Ajo që vihet re në luhatjet e euros gjatë këtyre ditëve është zgjerimi i diferencës në shitje dhe blerje apo sicc quhen marzhet e tregtimit. Kështu nëse më 11 maj diferenca ishte 0.52 pikë, më 17 maj arriti në 1.22 pikë, rritje me gati 3 herë. Zgjerimi marzheve është një sinjal negativ se tregu po pëson luhatje të pajustifikuara.

-Advertisement-

Ngritja e euros nuk shpjegohet me statistikat zyrtare. Bankat kryesore në vend raportojnë rezerva valutore të mëdha të euros, ndërsa kompanitë publike më të mëdha si KESH dhe OSHEE nuk po blenë energji duke nxjerrë euro jashtë vendit. Ekspertët mendojnë se luhatja e valutës ka si burim kryesor paranë informale

Tregu duket se është në shok psikologjik pas fushatës zgjedhore, ndërsa Banka e Shqipërisë ka vendosur të mos ndërhyjë. Ndërkohë, sipas tch, historiku i kursit valutor tregon se gjatë sezonit veror euro do vijojë zhvlerësimin për shkak të prurjeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera