Opinione

Luftoni deri në fund për drejtësinë e viktimave të komunikacionit

Autori: Arber Jashari 21:42 | 07 June 2021

(Opinion personal)

Ende pa e shti n’dhe kufomen(viktimen e akaidentit), qohen alamet veprimtaresh,(sigurisht më qellim të mirë), e i bajnë presion familjes se shkretë, me ja fal gjakun shkaktarit te aksidentit.

E baba, nana, vllau etj., perveq dhëmbjes qe e kanë, n’emen të një gjesti te madh moral, detyrohet me iu nenshtru ketij presioni, e m’i shtri “doren e pajtimit”.

-Advertisement-

O njerez në Kosove ka shtet, ka ligje, ka prokurori, ka gjykata. Kur t’vine emisaret me lype falje, thuani atyre, se ja kemi lënë drejtësisë këtë punë, as nuk po ua falim, as nuk po hakmerremi.

Perndryshe, dine se në sallat e gjykimit gjithçka ndryshon. Ata qe lypin me ua fal gjakun,në shumë raste, veq mos mujshin se kanë me e “rrutullu gjyqin” per m’i ik pergjegjesie.

S’kanë me lane mjet pa perdor. Kanë me u perpjekë që viktimen e komunikacionit gjithqysh m’i nxjerre fajtor ose pjeserishtë fajtor, veq qe shkaktari i aksidentit m’u denu sa më pak. E krejt në fund kane me ua keqperdore edhe gjestin tuaj të fisnikërise  dmth “faljen”, tuj thanë se ky fakt duhet te merret si rrethane lehtesuese, gjate shqiptimit të denimit.

Prandaj të nderuar familje të demtuara, falni nese doni, por luftoni deri në fund të procesit qe fajtoret të marrin denime meritore.

Per hirë te drejtësisë per viktimat. Per hirë te parandalimit të aksidenteve tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera