Luftime të ashpra në rajonin e Donjeckut dhe Harkivit
Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 17 August 2022
Forcat ruse kanë bombarduar vendbanimet e civilëve në zonën e Harkivit, teksa po tentojnë të përparojnë në rajonin lindor të Donjeckut, tha më 17 gusht ushtria e Ukrainës.
Këto njoftime vijnë teksa Rusia ia ka lënë fajin sabotimit për shpërthimet në një nga bazat e saj ushtarake në Krimenë e aneksuar nga Moska, pasi ka pasur sugjerime nga Kievi se ai ishte përgjegjës për shpërthimet.
Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës tha se forcat ruse kanë kryer sulme ajrore dhe të artilerisë pranë Stari Saltov dhe Mospanovoj në rajonin e Harkivit, duke shtuar se rusët po kryejnë ofensivë edhe në afërsi të Lebiazhit dhe Bazalivkas, zona ku po vazhdojnë luftimet.
Në Donjeck, trupat ruse kanë tentuar që të përparojnë afër Bogorodiçnit, por janë tërhequr, tha shtabi i ushtrisë ukrainase dhe shtoi se luftimet po vazhdojnë edhe pranë Mazanivkas dhe Novodmitrivkas.
Rusët po përqendrojnë sulmet e tyre në drejtim të Bahmutit dhe Novopavlivit, në përpjekje për të përmirësuar pozicionin e tyre taktik në drejtim të Kramatorskut dhe Avdijivkas, tha ushtria ukrainase.
Në Moskë, Ministria e Mbrojtjes tha se më 16 gusht ka shpërthyer një depo e municionit rus në Krimenë e okupuar, duke lënë të plagosur të paktën dy persona dhe duke detyruar evakuimin e mijëra banorëve që jetojnë në afërsi.
Ministria fajësoi sabotatorët për shpërthimin, një pranim i rrallë se grupet e armatosura, besnike ndaj Ukrainës, po dëmtojnë logjistikën ushtarake dhe linjat e furnizimit në territoret e kontrolluara nga Rusia.
Zyrtarët ukrainas kanë shmangur marrjen e përgjegjësisë për incidentet, por disa duket se kanë sugjeruar se Kievi ka qenë i përfshirë në këto shpërthime.
Krimea është aneksuar nga Rusia më 2014, por ende njihet ndërkombëtarisht si territor i Ukrainës. Megjithatë, Moska ka kërcënuar se do të kundërpërgjigjet ndaj çdo sulmi në këtë gadishull.
Pas shpërthimeve, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në adresimin gjatë natës së 16 gushtit, u bëri thirrje ukrainasve që jetojnë në territoret e pushtuara që të qëndrojnë larg ndërtesave ushtarake ruse që gjenden në Krime.
“Çdo ditë dhe çdo natë ne shohim raportime për shpërthime në territoret që janë të okupuara përkohësisht nga pushtuesit”, tha Zelensky, pa pranuar direkt përgjegjësinë për shpërthimet. Ai tha se shpërthimet mund të jenë shkaktuar nga një sërë arsyesh, përfshirë edhe nga paaftësia.
“Për të gjitha këto kanë një kuptim: shkatërrimi i logjistikës së pushtuesit, të municionit të tyre, pajisjeve ushtarake dhe pajisjeve të tjera e qendrave komanduese nënkuptojnë shpëtimin e jetës së njerëzve tanë”, tha ai.
Më herët, New York Times ka cituar një zyrtar të paidentifikuar ukrainas i cili ka thënë se një njësi elite e ushtrisë ukrainase, që po operon prapa vijave të armikut, është përgjegjës për shpërthimet.
Ndërkaq, ndihmësi i Zelenskyt, Mykhailo Podolyak, ka shkruar në Twitter se shpërthimet e fundit ishin përkujtues se “Krimeja e okupuar nga rusët ka të bëjë me depotë, shpërthimet dhe rrezik të lartë për vdekje nga pushtuesit dhe hajdutët”.
“Gjëja e vjedhur nuk sjell prosperitet”, tha më pas Podolyak për televizionin ukrainas.
Incidentet në Krime vijnë një javë pas një serie shpërthimesh të pasqaruara në bazën ajrore ruse Saki, në perëndim të Krimesë. Nga këto shpërthime u shkatërruan një numër i avionëve luftarakë rusë.
Ende nuk ka konfirmim se çfarë shkaktoi këto shpërthime edhe pse imazhet satelitore kanë treguar për shkatërrim të madh në këtë bazë ajrore./rel
Të tjera
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...
-
Nagip Krasniqi shkarkohet përfundimisht nga posti i kryeshefit të KEK-ut
Nagip krasniqi përfundimisht sot është shkarkuar nga Korporata Energjetike e ...
-
Kastrati për raportin e DASH-it: As Serbia në ëndrrat e saja më të mira nuk do të besonte se si pushteti i VV-së do të mund ta demolonte Kosovën në këto përmasa
Dje Departamenti i Shtetit për të Drejtat e Njeriut ka publikuar raportin e f...
-
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës
Në Universitetin e Prishtinës, sot është zhvilluar procesi i zgjedhjes së dek...
-
Osmani: Në draftin e Asociacionit ka gjëra që mund të keqpërdoren, Kushtetuesja duhet t’i mënjanojë ato
Presidentja e Kosovës ,Vjosa Osmani, tha se Kosova nuk kundërshton zbatimin e...
-
Musliu Shoshi: Kurti ka thënë se pa u zgjidhur çështja e të pagjeturve, nuk diskutojmë me Serbinë tema të tjera, tani as nuk i takon familjarët e tyre
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka ...
-
Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj
Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmar...
-
Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosova nuk kundërshto...