Luftime të ashpra me trupat ruse në lindje të Ukrainës
Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 27 September 2022
Luftime të ashpra midis forcave ukrainase dhe ruse po zhvillohen në disa pjesë në lindje të Ukrainës dhe në rajonin verilindor të Kharkivit, teksa Moska po vazhdon shtypjen e protestave kundër mobilizimit ushtarak.
Presidenti Volodymyr Zelensky, tha se rajoni lindor i Donjeckut vazhdon të jetë top-prioritet i Ukrainës, dhe i Rusisë, me luftimet që po zhvillohen në disa qytete, teksa trupat ruse po tentojnë të përparojnë në jug dhe perëndim.
Gjatë një adresimi në orët e vona të 26 shtatorit, Zelensky tha se situata ushtarake në Donjeck është “veçanërisht e rëndë”.
“Ne po bëjmë gjithçka që të vëmë nën kontroll aktivitetin e armikut. Ky është qëllimi ynë kryesor tani, sepse Donbasi vazhdon të jetë qëllimi kryesor i pushtuesve”, tha Zelensky.
Zyrtarët rajonalë thanë se Rusia ditëve të fundit ka kryer të paktën pesë sulme në rajonin e Odesës duke përdorur dronët iranianë.
Raketat ruse kanë goditur aeroportin në Krivi Ri, në Ukrainën qendrore, duke shkatërruar infrastrukturën dhe duke bërë që aeroporti të dalë jashtë funksionit, tha Valentyn Reznichenko, guvernator i rajonit Dnipropetrovsk.
Komanda jugore e forcave të armatosura të Ukrainës tha më 27 shtator se kundërofensiva në rajonin juglindor të Hersonit ka rezultuar në vrasjen e 77 ushtarëve të armikut, shkatërrimin e gjashtë tankeve, pesë obusëve, tri armëve kundërajrore dhe 14 makinave të blinduara. Këto pretendime nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Luftime po ashtu po raportohen në rajonin e Harkivit, rajon në verilindje të Ukrainës që ka qenë në shënjestër të kundërofensivës që Kievi ka nisur gjatë këtij muaji.
Ndërkaq, forcat ukrainase kanë vazhduar fushatën e tyre për të shkatërruar katër ura, me qëllim që të ndërpresin linjat e furnizimit për forcat ruse në jug të vendit.
Në Rusi, njoftimi për mobilizimin e 300.000 rezervistëve ka nxitur protestat më të mëdha që nga nisja e pushtimit të paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.
Organizata që monitoron arrestimet politike në Rusi, OVD-Info, tha se më 25 shtator janë arrestuar 2.353 persona, ndërkaq më 26 shtator u arrestuan edhe të paktën 141 protestues të tjerë. Në këtë shtet, kritikat ndaj “operacionit të posaçëm ushtarak” të Rusisë, janë të ndaluara.
Të tjera
-
“O mercenarë të rrenës dhe mashtrimit”- Gërvalla eskalon në gjuhë ndaj gazetarëve pasi raportuan se s’u prit nga askush në SHBA
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka reaguar me një gjuhë të pazakontë ndaj gaze...
-
Ambasadori William Walker mbështet Artan Behramin: Jam shumë i lumtur që po kandidon
Ambasadori William Walker në një bashkëbisedim me kandidatin për deputet nga ...
-
Dërgohet në mbajtje pronari i qenit që sulmoi nxënësit në një shkollë në Suharekë
Policia e Kosovës ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje pronarin e qenit që hyr...
-
Ura e Badovcit u lëshua për qarkullim pa u testuar, Policia interviston një të dyshuar
Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se kanë intervistuar n...
-
Haradinaj takohet me përkrahësin e madh të Kosovës, kongresistin Torres
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është pritur në një takim nga përkrahësi ...
-
Mijëra persona u evakuuan pasi zjạrri i ri me rritje të shpejtë shpërtheụ pranë Los Angeles
Një zjarr i ri me lëvizje të shpejtë ka shpërthyer në Los Angeles, duke bërë ...
-
Dalin pamje të tjera: Momenti kur qeni hyri në shkollën në Suharekë, nxënës e mësimdhënës shihen duke ikur
Një incident i rrallë dhe i rëndë ndodhi dje në shkollën e fshatit Shirok në ...
-
Musliu: Takimet nëpër fshatrat e Skenderajt nuk janë thjesht takime, ato janë emocione
Ganimete Musliu, kandidatja me numër 12 për deputete nga radhët e Partisë Dem...
-
Ngjarjet e parlajmëruara për sot në Kosovë
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:3...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Presidenca e Kosovës tha se i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Ale...
-
Shtim i vranësirave sot, në mbrëmje shi
Shtresa mjegulle apo vransira të ulëta mbulojnë pjesët e ulët të vendit, fill...