Opinione

“Luftën nuk e fitoi veç Insajderi, por krejt qytetarët e Kosovës”

Autori: Gazeta inFokus 21:49 | 17 June 2020

Shkruan: Halil Berisha

Insajderi e humbi një betejë, kur iu hakua faqja, qysh e kishte humb Infokusi para 4 viteve.

Por, tash me arrestimin e Ardian Alajt, luftën nuk e fitoi veç Insajderi, por krejt qytetarët e Kosovës.

-Advertisement-

Nuk është puna veç tek Ardian e Florim Alaj, por tek fenomeni dhe besimi i krijuar që lufta moderne e zhvilluar përmes teknologjisë, në Kosovë mund të bëhet pa asnjë telashe rrugës.

E për këtë duhet padyshim me ju falenderu Policisë së Kosovës që po tregon përgatitje shumë të lartë profesionale, duke e ditë që krimi më i vështirë me u zbulu sot janë pikërisht këto kibernetike.

Po kjo nuk përfundon këtu!

Tash radha është tek Gjykata, e cila përfundimisht duhet kriminelëve me ja u dhanë goditjën e fundit, e atyre që e shohin Kosovën teren të hapur për këto punë, me mëndu dy herë.

Këtë gjë institucionet e drejtësisë dështunë me e bo para 4 viteve, kur Infokusi në kulmin e tij u hakua, u prish në terësi, bile u tentuan edhe shantazhe.

E fakti që janë pikërisht të njëjtit njerëz që e bën këtë punë me Infokusin atëherë e me Insajderin tash, tregon që ata veçse morën zemër prej rastit të parë, në vend që të ndodhë e kundërta.

Pse thash që me arrestimin e Ardianit fitoi qytetari i Kosovës, e jo veç Insajderi?

Në kohën e teknologjisë informative e të dhënave, qytetartë krejt ato çka i posedojnë i kanë në internet.

E nëse edhe ky rast kish shku sikur ai i para 4 vitesh i Infokusit, cili qytetar kish me qenë i sigurtë prej Ardianave e Florimave tjerë, e që besa, nuk është që ne si rini e Kosovës, nuk ja u kemi dorën këtyre punëve.

Veç ta dini, sot në internet nuk janë veç gazetarët që kanë inforamta të ndjeshme, e nuk janë veç portalet që mundem me u sulmu.

Veç mendone sa informatën e keni në Facebook, Email, Tëitter, Telefona e Kompjutera, edhe se cili kish me qenë dëmi që një Ardian, sidoqoftë që e ka emrin, merr çasje ilegale në to, e nuk tutet prej kërkujt!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera