Lajme

Luftë parlamentare rreth korrupsionit

Autori: Gazeta inFokus 08:12 | 09 June 2018

Qeverisë së Kosovës i është kërkuar që të shkarkojë nga detyra të gjithë zyrtarët e lartë, të cilët kanë aktakuza për keqpërdorim dhe korrupsion nga pozicionet të cilat i mbajnë. Kjo kërkesë ka dalë gjatë interpelancës së kryeministrit Ramush Haradinaj për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në institucione dhe te zyrtarët e lartë, të ftuar tre muaj më parë nga Grupi parlamentar i Vetëvendosjes, shkruan sot Koha Ditore.

Rezoluta 8-pikëshe e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk u hodh në votim për shkak të mungesës së kuorumit. Ajo pritet që të hidhet në votim në seancën e radhës që do të caktohet nga Kryesia e Kuvendit.

Gjatë kësaj interpelance Haradinajt iu kërkua llogari për 53 milionë euro shtesë paguar ndërmarrjes “Bechtel & Enka”, për vazhdimin e monopolit në homologim të kompanisë QAK, për faljen e më pas tërheqjen e vendimit për ambalazhuesit e ujit, si dhe për punësimet partiake nëpër institucione të ndryshme

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera