Sport

Luftë mes dy klubeve evropiane për sulmuesin e Chelsea-s

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 11 December 2019

Interi dhe Atletico Madrid janë dy klubet që kanë shënjestruar sulmuesin francez Olivier Giroud.

Giroud është i gatshëm të largohet nga Chelsea, pasi që nuk ka gjetur hapësirën e duhur që nga ardhja e Frank Lampard si kryetrajner tek blutë e Londrës.

Gjykatat e Arbitrazhit për Sport, hodhi poshtë ndalimin e transferimeve të Chelsea-s, javën e kaluar, ku drejtuesit e Chelsea-s tanimë në afatin kalimtar të janarit kanë vënë në dispozicion një shumë prej 150 milionë paundësh.

-Advertisement-

Timo Ëerner i Red Bull Leipzig dhe Moussa Dembele i Lyon janë dy objektivat e Chelsea-s në afatin kalimtar të Janarit.

Giroud dëshiron të largohet nga Londra, për një kul ku mund të luaj një rol më të rëndësishëm, edhe nëse nuk i garantohet një vend titullari çdo javë.

Francezit do ti përfundojë kontrata në qershor, dhe drejtuesit e Chelsea-s nuk do ti ofrojë një kontratë të re.

Atletico u përpoq të nënshkruaj me Giroudin edhe në verën e vitit 2018, mirëpo një gjë e tillë dështoi pasi klubi madrilen nuk ishte i gatshëm të paguaj shumën e kërkuar.

Trajneri i tanishëm i Interit, Antonio Conte është një admirues i fortë i Giorud dhe është pikërisht, italiani që e ka sjellë atë tek Chelsea në janar të vitit 2018.

Sulmuesi francez është cilësuar si i domosdoshëm nga kryetrajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamps.

Giroud gjithashtu është golashënuesi i tretë më i mirë në histori të Francës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera