Lajme

Luftë e re mes Kosovës dhe Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 22 June 2018

Behrami, Shaqiri e Xhaka me shokë, sonte përfaqësojnë ëndrrat e 1.8 milionë kosovarëve pa kombëtare në kampionatin botëror “Rusia 2018”.

Ata do të mbrojnë ngjyrat e Zvicrës në përballjen me Serbinë në ndeshjen që do të zhvillohet nga ora 20:00, por bashkëvendësit e tyre në Gjilan, Mitrovicë e qytete tjera të Kosovës janë po aq të emocionuar sikur Kosova të luftonte për fitore nga ky shtet fqinjë, shkruan Gazeta Fokus.

“Po pres të fitoj Zvicra pasi për ne është e njëjta si të luaj Shqipëria si Zvicra” thotë Rrahim Deliu, derisa lutet që shqiptarët të ruajnë qetësinë në fushë edhe pse pret të jetë një lojë më e ashpër.

-Advertisement-

Deliu sikur edhe shumë të tjerë të entuziasmuar në lidhje me ndeshjen Zvicër-Serbi, pak për shkak të aporteve me këtë shtet dhe në mungesë të kombëtares së Kosovës dhe Shqipërisë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” do të bëjnë tifo për Zvicrën.

“Kjo është ndeshje me ndikim tek shqiptarët mendoj se do të jetë lojë me provokime , por lojtarët shqiptar do e tregojnë veten”, shprehet Behxhet Beqiri, ku sipas tij kjo ndeshje do të mbyllet me rezultat 3:1 për Zvicrën.

Të gjithë presin ndonjë ngatërresë, por shpresojnë që gjithçka të shkoj mirë dhe të mbyllet me fitoren e Zvicrës.

Por, provokimet mes tifozëve dhe lojtarëve vetëmse kanë filluar, shkruan Gazeta Fokus.
Para ndeshjes ishte futbollisti kosovar Xherdan Shaqiri tregoi se edhe pse përfaqëson Kombëtaren Zvicrës nuk e harron asnjëherë prejardhjen e tij.

E aq më pak në këtë ndeshje kur dihen raportet Kosovë –Serbi.

Njëra nga gazetat në Serbi, e cilësuan këtë akt provokim nga Shaqiri.

“Para fillimit të Botërorit, Shaqiri, i lindur si shtetas i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë më 10 tetor 1991 në Gjilan, në llogarinë e vet në Instagram publikoi fotografi në të cilën në atletet e tij shihen dy flamuj: njëri i Zvicrës dhe tjetri të cilin e përdor pushteti i përkohshëm në krahinën jugore serbe”, shkruan “Blic” i Beogradit.

Futbollisti serb Milivojevi një ditë para ndeshjes deklaroi duke qeshur se “kjo është një shaka, diçka qesharake”.

Ndërsa lojtari tjetër serb Aleksandar Mitrovic shprehet se “nëse do të ishin kaq patriotë, përse nuk luajnë për vendin e tyre? Ata përpiqen të na provokojnë në të gjitha mënyrat, por ne nuk do të ulemi në atë nivel. Do të ishte shumë naive sikur t’i lejonim ata që të na shpërqendronin. Ne duhet të respektojmë Zvicrën si kundërshtare, asgjë më shumë”.

Mediat zvicerane shkruajnë se kjo ndeshje ka shkaktuar reagime dhe pritje të mëdha – gjithashtu edhe në komunitetin shqiptar që jeton në Zvicër, shkruan Gazeta Fokus.

“Me Xhemajlin, Xhakën, Shaqirin e Behramin, katër lojtarë të Zvicrës me prejardhje shqiptare, ndeshja për shumëkënd interpretohet si duel midis Serbisë dhe Shqipërisë”, shkruan gazeta 20min./ Gazeta Fokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera