Lajme

Luftanija amerikane përplaset me anijen çisternë

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 21 August 2017

10 marinarë mungojnë dhe pesë janë lënduar pasi një luftanije amerikane dhe një çisternë nafte u përplasën pranë brigjeve të Singaporit.

Luftanija USS John S McCain po lundronte në lindje të Singaporit dhe po përgatitej të ndalonte në port kur ndodhi përplasja me anijen me flamur liberian.

Një operacion i gjerë kërkimi e shpëtimi ka nisur ndërkohë. Kjo është përplasja e dytë e një anijeje të marinës amerikane në muajt e fundit. Ajo u raportua pak para agimit, në orën 5:24 sipas orës lokale dhe ndodhi në ngushticën e Singaporit, ndërsa USS John S McCain po përgatitej të bënte ndalesën rutinë në Portin e Singaporit.

-Advertisement-

Autoritetet amerikane dhe Singapori po ashtu thanë se luftanija ishte dëmtuar në anën e majtë, çka edhe bëri që ajo të anohej. Anija me të cilën u përplas, Alnic MC, kishte pësuar dëme në një nga çisternat në krye të saj, mbi nivelin e detit, por asnjë nga ekuipazhi i saj nuk është lënduar dhe nuk ka pasur as rrjedhje nafte në det. Anija çisternë kishte një ngarkesë 30 mijë tonëshe, rreth tre herë më e rëndë se USS John McCain dhe ishte 182 metra e gjatë.

Helikopterët e ushtrisë amerikane dhe anijet e Marinës së Singaporit dhe Malajzisë, bashkë me rojat bregdetare, po kryejnë operacionin e kërkimit dhe shpëtimit. Sipas marinës amerikane, katër nga marinarët e plagosur kanë lëndime të lehta dhe janë evakuuar menjëherë drejt një spitali në Singapor. Luftanija tani po lundron vetë drejt bazës detare Changi të Singaporit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera