Lajme

Lufta për pushtet po faktorizon Listën Serbe

Autori: Gazeta inFokus 08:18 | 06 September 2017

Lëvizja për Bashkim një ditë më parë ka bërë të ditur se është larguar nga koalicioni PAN. Avni Klinaku nga kjo parti ka deklaruar se ata janë larguar nga koalicioni sepse nuk dëshirojnë të jenë pjesë e Qeverisë së Kosovës, ku rol të rëndësishëm ka Lista Serbe.

“Është e vërtetë se fakti se koalicioni që është krijuar pas zgjedhjeve ka shumë pak deputetë shqiptarë dhe kjo e fuqizon Listën Serbe, e cila edhe ashtu si minoritet serb që dirigjohet nga Beogradi është shumë e privilegjuar dhe ka privilegje krejt të padrejta”.

“Me këtë koalicion, ajo tani më fuqizohet edhe politikisht dhe Qeveria e Kosovës deshi apo nuk deshi do të jetë e varur nga Lista Serbe kështu që kemi vendosur të mos jemi pjesë e Qeverisë”.

-Advertisement-

“Gjithmonë kemi qenë të shqetësuar për fuqinë që mund t’i jepet Listës Serbe, Kosova do të jetë në pozicion të keq dhe ne nuk kemi dashur të jemi pjesë e këtij konstalacioni të forcave”.

Klinaku që ishte i ftuar në Ballë për Ballë në Klan Kosova ka thënë se Lëvizja për Bashkim nuk është kundër që Lista Serbe të jetë pjesë e Qeverisë por ata janë kundër që kjo parti të ketë rol kyç.

“Lista Serbe është kategori kushtetuese, ajo duhet të jetë në Qeveri. Në Qeverinë e kaluar kur shqiptarët kanë qenë 87 deputetë dhe edhe kur Lista Serbe ka bojkotuar Kuvendin nuk ka pasur problem por tash ata janë vendosës në shumë çështje, madje edhe për ligjet më të thjeshta”.

Sipas tij, Lista Serbe do ta shfrytëzojë maksimalisht gjithë situatën e krijuar politike në vend.

“43 ose 44 deputetë  janë shqiptarë, 10 deputetë nga minoriteti serb dhe 10 të tjerë nga minoritetet tjera andaj ata do të shfrytëzojnë këtë maksimalisht”.

“Kërkesat e tyre filluan t’i rrisin dhe do t’i rrisin akoma, nuk ka pse ata të mos e shfrytëzojnë këtë moment të favorshëm të krijuar nga liderët shqiptarë”.

“Këtë moment e kanë krijuar liderët e partive politike pasi duket sikur ata nuk janë të vetëdijshëm çfarë marrëveshje të padrejta iu kanë bërë Kosovës me Pakon e Ahtisaarit dhe në Vjenë, sikur nuk janë të vetëdijshëm se lufta e egër për pushtet po e faktorizon Listën Serbe dhe prezencën e Beogradit në Kosovë”. /klankosova/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera