Fokus

“Lufta” për orët e humbura mes MASHT-it e SBASHK-ut

Autori: Doresa Geci 14:50 | 14 March 2019

Zëvendësimi i orëve mësimore të humbura gjatë grevës vazhdon të jetë një çështje e pa përmbyllur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe SBASHK-ut.
Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë javë më parë ka marrë një vendim për zëvendësimin e orëve të humbura.

Por këtë e ka kundërshtuar SBASHK-u, gjë që ka bërë që shumica e shkollave të mos e respektojnë këtë vendimi.

Lidhur më zëvendësimin e orëve të humbura të premten komisioni parlamentare për arsimi do të mbajë mbledhje ku do të jenë prezentë kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari, si dhe Ministri i Arsmit, Shyqiri Bytyqi.

-Advertisement-

Zëvendësministri i arsimit Heset Sahiti ka thënë për gazetën inFokus së vendimi i MASHT-it për zëvendësimin e orëve vazhdon të jetë i njëjti dhe se ankesat e SBASHK-ut për pezullimin e këtij vendimi iu është refuzuar.

“Vendimi i Ministrit është të fillohet mbajtja e orëve prej shtunës së ardhshme, por SBASHK-u e ka vë dyshime këtë vendim. Ankesa të cilën e ka bërë SBASHK-u për pezullimin e vendimit të MASHT-it iu është refuzuar nga Ministria,” ka thënë ai .

Mirëpo kryetari i SBASHK-ut, Rraham Jashari ka thënë për gazetën inFokus së qëndrimet e tyre vazhdojnë të jenë të njëjta.

“Qëndrimi i SBASHK-ut mbetet i njëjtë, nuk do të zëvendësohen orët, ne jemi të ftuar bashkë  më Ministrin nesër për një seance dëgjimore në prani të komisionit parlamentare për arsim. Atje do të i ofrojmë argumentet edhe komisionit parlamentare dhe do të qëndrojmë vendimi paraprak të Këshillit Drejtues” ka thënë Jashari për gazetën inFokus
Sipas Rrahamanit vendimi i SBASHK-ut nuk është një vendim i një individi po këtë vendimi e ka sjellë Këshilli Drejtuese, dhe si të tille do ta mbrojnë edhe të premten para komisionit parlamentare për arsim.

Gjithashtu ai ka thënë se çfarë do vendimi ta marrë Gjykata , kjo Sindikatë do të respektoj atë.

“Vendimi i ministrit Shyqiri Byqtyqi dhe MASHT-it nuk është i bazuar në ligj dhe si i tillë ne e kemi dërguar në Gjykatë  dhe presim që Gjykata të thotë fjalën e vetë. Cilin do vendim që e sjellë Gjykata ne i besojmë dhe i respektojmë institucionet e drejtësisë”, ka thënë më tutje ai.

Sipas vendimi të MASHT-it mësimi i humbur për shkak të ndërprerjes së përkohshme të mësimit në institucionet e arsimit parauniversitar publik, me rastin e grevës së mësimdhënësve do të zëvendësohen si në vijim:

5 (pesë) ditë të zëvendësohen nga pushimi pranveror, prill 2019;

5 (pesë) ditë të shtuna të zëvendësohen gjatë vitit shkollor 2018/2019;

5 (pesë) ditë të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019./Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera