Sport

Lufta për “Këpucën e Artë”; Leo Messi iu “tregon targën” Mbappe dhe Salah

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 21 January 2019

Në ligat përkatëse garohet për titullin kampion, por mes tyre, në ato më të rëndësishmet në Europë, ekziston edhe një luftë tjetër e ashpër, për të ditur se kush është shënuesi më i mirë në kontinentin tonë. Kjo garë është bërë më e nxehtë se kurrë.

Pas ndeshjes së luajtur nga Barcelona kundër Leganes, Messi shfrytëzoi avantazhin ndaj Mbappe dhe tashmë ka 18 gola. Salah ka dy gola më pak se ylli i Barçës dhe një më pak se francezi. Të shtunën, të dyja skuadrat, PSG dhe Liverpool jetuan një pasdite mbresëlënëse.

Kampioni francez mori hak ndaj Guingamp, ekipit që e eliminoi nga Kupa e Ligës. Fitorja e jashtëzakonshme 9-0 i shërbeu edhe Kylian Mbappé për të shënuar dhe ngjitur përkohësisht në krye të tabelës për “Këpucën e Artë”, me 17 gola. Një ditë më pas, atë e parakaloi pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Leo Messi.

-Advertisement-

Në vendin e tretë të këtij klasifikimi shfaqet Mohamed Salah, me 16 gola. Egjiptiani, me pak fat, shënoi një dopietë kundër Crystal Palace në fitoren e të tijve për të mbetur lider të Premier League.

KLASIFIKIMI AKTUAL PËR “KËPUCËN E ARTË” (2018-2019)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera