Opinione

Lufta, paqja dhe ndryshimi

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 31 May 2017

Shkruan: Flamur Kuçi

Sa janë të rëndësishme këto zgjedhje për qytetarët e Kosovës e sidomos për rininë e Kosovës nuk ka asnjë mundësi që të ilustrohet ose të përshkruhet brenda një analize, kolumneje ose shkrimi të shkurtër.

Është një jetë e tërë e kaluar (e çuar dëm) nën njësistem kaq mizor e të poshtër saqë ka ardhur koha kur mbi 150 mijë qytetarë e kanë braktisur vendin,në vitin e kaluar, nga pamundësia për të jetuar këtu. Mijëra puntorë profesionalëe puntorë krahu kanë ikur për kushte më të mira në punë sepse këtu nuk paguhen për muaj të tërë.

-Advertisement-

Mjekë të rinjë, që në mundsinë e parë largohen nga vendi.Artistë, që në pamundësi të gjetjes së hapësirave ikin madje edhe në teatrot serbe.Pacientë që asnjëherë shërimin nuk e gjejnë në klinikat vendore, e më e keqja është se mund të fitojnë edhe ndonjë sëmundje të re, gjate trajtimit në to.Mësuesë që nuk arrijnë t’i shkollojnë fëmijët e tyre student.Pensionistë me përvojë pune dhjetëra vjeçare, që nuk janë në gjendje të i paguajnë as shpenzimet e varrimit të tyre.Shtet me rini të papunë, në pritje të ndonjë vize ose me shpresë për të punuar në një call center.Pleqëri në pritje të vdekjes.Por ku e presin vdekjen se? Para bankave, në radhë për t’i marrëpensionet,

Kurrë më e qartë nuk ka qenë. Janë ndarë në grupe për t’u bërë më tëfortë , por nuk e dijnë se na kanë mundësuar t’i ndëshkojmë më lehtë. Ndëshkimi i vetëm dhe ai përfundimtar që mund t’ua japim është larg vetëm 10 ditë. Mos i votoni ata qëna kanë sjellë në këtë gjendje. Mos i votoni,jo për hatrin tim, e as të dikujt tjetër, bëjeni vetëm për vete. Ti je pjesë e këtij mjerimi, vetëm per fajin e tyre.Është esenciale dhe jo vetëm, është ekzistenciale.Ata duhet të humbin, jo të ikin, sepse kanë për të dhënë llogari. Ata duhet të gjykohen, të burgosen e të “varfërohen” ashtu siç kanë qenë para se tëna vidhnin. Të sakrifikuar jemi gjithsesi sepse rinia nuk kthehet dhe pasojat mbeten, por mund të jemi ata qëia kemi ndritur të ardhmen të tjerëve.

Definicioni mbi partitë politike sipas sociologëve e filozofëve është se ato janë një grup i njerëzve me interesa të përbashkëta të cilët e kanë për qëllim marrjen e pushtetit.Cilat janë ato parti që ditë e natë,nuk e ëndërrojnë pushtetin si mjet drejt “tokës së premtuar” – kënaqjen e apetiteve personale? A ka ndonjë që është ndryshe?

Si fanatik i madh i filozofisë Ramush Haradinaj qëllim kryesor,jo vetëm politik por jetësor e ka vënëmarrjen e pushtetit dhe atë pa zgjedhur formë të caktuar apo mjet, madje del të jetë edhe Makiavelist i rryer, duke besuar fuqishëm se “qëllimi e arsyeton mjetin”. Se do vie puna të lidhte koalicon me një figurëaq të urryer për elektoratin e tij, si Kadri Veseli, këtë e kanë parashikuar të gjithë, jo pse jemi popull vizionar, por se dwshira e paepur e Ramushit për të qenë kryeministër nuk të lë të çuditesh me asnjë nga të bëmat e tij për të ardhur në pushtet.

Mirëpo siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, pritet që pozita e kryeministrit për të, të jetë vetëm njëëndërr e parealizueshme, dhe kjo per arsye se Kadri Veseli e PDK assesi nuk mund t’ja lejojnë pozitën e kryeminstrit një partie që nuk i fiton as 10% të votave (Zgjedhjet 2014) kur ajo vet i ka tri herë më shumë vota se sa AAK-ja. Por si do të ndodhë kjo? Mund të ndodh shumë thjeshtë sepse nuk është “big deal” për me “mashtru” Ramushin, mirëpo PDK-ja do ta bëjë lojën më të bukur për publikun, në atë formë që grupi i saj parlamentar do të dalë kundër kandidaturës së Haradinajt për kryeministër. Nga zgjedhjet e fundit është parë se deputeti i fundit (mashkull), që ka hyrë në Kuvend nga PDK-ja ka patur mbi 8500 vota, e që vetëm vëllezërit Haradinaj nga AAK dhe Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi nga NISMA kishin marrë më shumë se kaq.

Çka do të thotë kjo? Nëse koalicioni P-A-N i fiton zgjedhjet, mundësia është shumë e madhe që AAK e NISMA të mbeten me nga 2-3 deputetë në mesin e një grupi paralamentar prej përafersisht 50 deputetëve (çdo herë nëse këta të fundit i fitojnë zgjedhjet). Në një situatë të tillë, shumica dërmuese e deputetëve të koaliconit pra ata të PDK-së do të dalin haptazi kundër Haradinajt, duke propozuar Kadri Veselin për kryeministër, kurse AAK e NISMA me 5-6 deputetët e tyre në pafuqi për të bërë më shumë, do të kënaqen me pozita të tilla si zv. Kryeministër ose maksimumi pozitën e Kryeparlamentarit. Fundja, AAK e NISMA kanë treguar se nuk janë aq të dinjitetshëm sa të bëjnë diçka më shumë, ndryshe nuk do të bënin koalicion parazgjedhor me “kapësit” e shtetit. Gjithsesi, largimi i Thaçit nga PDK-ja si dhe indinjimi i votuesve të këtyre partive nga ky koalicion qëllim-keq, do të bëjë që të ketë ulje të numrit të përgjitshëm të votave.

Ekonomisti më i mirë në Kosovë i shpallur nga kryeministri në largim Mustafa, i njohur si kryeministër i matufosur; Avdullah Hoti, është më meritori pse qytetarët (konsumatorët) sot paguajnë 18% TVSH dhe se Dogana e Kosovës ka planifikuar të arkëtojë afwr 2 miliardë euro gjatë këtij viti, duke gjobitur prodhues e importues të vegjël, pa shkak e për pikë të qejfit me udhwzime administrative nga më absurdët të mundshëm, që nuk gjen shembull askund në rajon, vetëm për të “mbushur” arkën e shtetit.Njw ministwr i dwshtuar e i harxhuar nuk mund tw jetw njw kryeministwr.Kandidatura e Hotit nga LDK-ja dhe tërheqja e kryetarit të partisë nga gara, tregon sa të pa-denjë e sa të humbur janë në këtë moment LDK-ja , shtoja këtu edhe koalicionin non-sharlant me AKR-n e Alternativën – (që veç alternativë nuk është). Sa janë të përgaditur pwr këto zgjedhje u pa edhe nga takimi që kishin me VV-në, ku iu kishin kërkuar, që të mos i sulmonin verbalisht gjatë fushatës zgjedhore – sapër të të ardhur keq!

Ata që menjëherë do t’i prishin marrdhëniet me miqtë ndërkombtarë, do ta ndezin luftën me Serbinë për 24 orë, ata që janë mësuar vetëm me protesta, anarkistët, ata që do të na bashkojnë me Shqipërinë – Vetëvendosja. Këto janë disa nga klishetë më të dëgjuara në mesin e mjediseve kryesisht rurale e në bastionet e partive që kanë shtruar dreka mijera euroshe, e i kanë rehatuar dajtë e madje edhe bagjanakeshat e tyre, nëpër pozita të larta në institucione komunale e qeveritare.Por, sa më e madhe paknaqësia popullore aq më shumë rritet Vetëvendosja.

Kulmi i paknqaësisë dhe frustrimit është pikërisht tani. Kjo pritet që të reflektojë në totalin e votave që do ta marrë VV-ja në këto zgjedhje, siç e tregojnë edhe shumica e sondazheve të bëra së fundi. Ekonomia, veçanërisht punësimi; shkenca dhe kultura – këto janë synimet.Bashkimin kombëtar nuk e bën VV-ja, ai vjen natyrshëm. Ata që janë shkolluar në Evropë e Amerikë nuk mund tëna prishin me ta, sikur edhe ata që kanë protestuar kundër qeverisjes së padrejtë nuk mund të na qeverisin shtrembër. Nga e gjithë klasa politike, që populli tashmë e ka humbur shpresën, këta të fundit nuk i kemi provuar.Është e thjeshtë: Nëse këta do të jenë të njejtë, ne do t’i ndëshkojmënjejtë – me votë.

Duhet ta bëjmë ndryshimin, ta bëjmë shtetin!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera