Fokus

Lufta nuk është vetëm për burra (VIDEO)

Autori: Doresa Geci 19:26 | 08 March 2019

Edhe pse ishte grua kjo nuk e pengoj aspak që Remezije Zeqiraj ta rrokte armen në dore dhe të mbrojë vendin e saj.

Përmes pjesëmarrjes në UÇK  ajo tregoj se lufta  nuk është vetëm për burra.

Pjesëmarrjen e saj në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës por edhe me vonë edhe në TMK, FSK, dhe tani në ushtri ajo e konsideron një ndër arritjet më të mëdha të saj.

-Advertisement-

“Unë e konsideroj pjesëmarrjen time ne lufte për çlirim  se stadin me te larte te zhvillimit time profesional dhe jetësor te arriturën time me te madhe  jetësor”, ka thënë Zeqiraj për Gazetën inFokus.

Për gazetën inFokus ajo rrëfen  rrugëtimin e saj të cilin e mori para 21 vjetësh.

“Fillimisht do te them se unë kame qene e angazhuar ne veprimtari kombëtarë  edhe para formimit te Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës në rrjedhat e përgjithshme qe kane mbretërua atëherë ne  Kosove qe nga viti 89-90”, ka deklaruar ajo.

Por rrugëtimi i saj nuk ishte edhe aspak i lehtë.

Gjatë pjesëmarrjes në UÇK, ajo kishte marrë plagë të renda e të cilat ia ndërprenë përkohësisht ëndrrën e saj.

“Unë gjatë luftës se Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës jam plagosur ne vinë e frontit  ndërmjet Vrelles dhe Lubozhdes në prill të vitit 1999. Fillimisht kur jam plagosë  pavarësisht se plaga ishte shume e rond kisha more dy plage mendoja se do te ishte periodike koha e mos angazhimit time  ose mos vazhdimit  te angazhimit time ne luftë” ka thënë ajo për gazetën inFokus.

Kjo ka bërë që për të çdo ditë kur veshë uniformë të jetë një ditë feste.

“Unë i thamë secilit me kon rri me kane bisedoj me kon kam rast thamë për mu  veshja e uniformes çdo dite është feste personale por edhe qe duket unë e ndjej se paku” ka  thënë mes tjerash ajo.

Për  Zeqirajn momenti me i lumtur i saj ishte transformimi i FSK-se në ushtri .Sepse më këtë transformim ajo kishte parë një gëzim gjithë kombëtarë.

Më poshtë mund të ndiqni rrëfimin ekskluzivë të Remzije Zeqirjat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera