Lufta në Ukrainë/ SHBA: Dronët iranianë shkelin shkelin Rezolutën e OKB-së

Autori: Gazeta inFokus
11:06 | 18 October 2022
SHBA ka deklaruar se pajtohet me aleatët perëndimorë që furnizimi i Iranit me dronë shpërthyes për Rusinë shkel sanksionet e OKB-së.
Kievi u godit nga të ashtuquajturit dron “kamikaze” të hënën, të lëshuar nga Rusia, por që besohet se janë të prodhuara nga Irani.
SHBA pajtohet me vlerësimin francez dhe britanik se dronët shkelin Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha Departamenti Amerikan i Shtetit.
Kjo rezolutë, e lidhur me marrëveshjen bërthamore të Iranit, ndalon transferimet iraniane të disa teknologjive ushtarake.
Ukraina i ka identifikuar dronët – ose mjetet ajrore pa pilot (UAV) – si armë iraniane Shahed-136. Ata quhen drone kamikaze sipas pilotëve luftarakë japonezë që kryenin misione vetëvrasëse në Luftën e Dytë Botërore.
“Ne besojmë se këto UAV-të që u transferuan nga Irani në Rusi dhe u përdorën nga Rusia në Ukrainë janë ndër armët që do të mbeten të embargouara nën 2231,” tha Vedant Patel i Departamentit të Shtetit.
Irani mohon t’i furnizojë ato në Rusi, por Patel tha se SHBA “ekspozoi publikisht se Rusia ka marrë dronë nga Irani, se kjo ishte pjesë e planit të Rusisë për të importuar qindra UAV iranianë të llojeve të ndryshme”.
Ai shtoi se kishte “prova të gjera” të përdorimit të tyre nga Rusia në Ukrainë.
Infrastruktura kritike u godit të hënën në rajonet e Kievit, Dnipro dhe Sumy të Ukrainës, me ndërprerjen e energjisë elektrike në qindra qytete dhe fshatra, tha qeveria e Kievit.
Të paktën tetë persona u vranë – katër në Kiev dhe katër në Sumy. Shtetet e Bashkuara thanë se “do ta mbajnë [Rusinë] përgjegjëse për krimet e saj të luftës”.

Të tjera
-
Abazi: Fatmirësi ideja e Limajt për largim nga AAK
Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Abazi, kandidat për deputet...
-
Nis zbatimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë
Prej 1 majit ka hyrë në fuqi marrëveshja për lëvizje të lirë mes Kosovës dhe ...
-
Shala: Dy deputete të LDK-së janë gati ta votojnë Qeverinë Kurti
Analisti politik, Azdren Shala ka thënë se dy deputete të Lidhjes Demokratike...
-
Kurti në siklet të numrave, lëshon “helm” ndaj PDK,së, LDK’së, AAK’së nëpërmjet Hysamedin Ferajt
Kreu i VV’së, Albin Kurti teksa është në siklet të numrave për konstituimin e...
-
Murati: Metoda e votimit s’po ndryshohet në mes, por në fillimit të procesit!
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka reaguar përmes një shkri...
-
“Idhnak që nuk pranon të humbë – Kurti nuk është i gatshëm ta dorëzojë pushtetin”, Albert Krasniqi në Pressing
Albert Krasniqi nga Demokracia Plus e përshkroi kryetarin e Lëvizjes Vetëvend...
-
Ngërçi politik, ekspertët: Presidentja ka kompetenca të ndërhyjë
Presidentja mund të ndërhyjë në situatën e krijuar politike si mbrojtëse e re...
-
Haxhiu: Votimi i fshehtë, tentativë e VV-së për pazare me Listën Serbe
Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për për...
-
Ngërçi politik, ekspertët: Presidentja ka kompetenca të ndërhyjë
Presidentja mund të ndërhyjë në situatën e krijuar politike si mbrojtëse e re...
-
Muja: PDK-LDK-AAK dhe Lista Serbe janë bashkë në këtë lojë, për të bllokuar Kuvendin
Ka dështuar për herë të nëntë përfundimi i seancës konstituve. Kryesuesi i se...
-
Tahiri: Jemi të interesuar ta dërgojmë VV-në në opozitë
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka hedhur poshtë çdo mundësi për një koalic...
-
Trump thotë se do ta nominojë Waltz ambasador në OKB, Rubion e bën u.d. të Këshilltarit për Siguri Kombëtare
Presidenti Donald Trump tha të enjten se po emëron Sekretarin e Shtetit Marco...