Lajme

Lufta në Ukrainë, Ramush Haradinaj del me tri kërkesa për Kurtin, Osmanin e Konjufcën

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 24 February 2022

Pas luftës në Ukrainë, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dalë me tri kërkesa për krerët e shtetit.

Kërkesa e parë e Haradinajt ka qenë që të kthehet projekti i gazsjellësit amerikan Shkup-Prishtinë.

Haradinaj u ka kërkuar Osmanit, Kurtit dhe Konjufcës edhe që ta përfundojnë Strategjinë Nacionale të Sigurisë dhe të miratojnë Ligjin e Donacioneve për Ushtrinë e Kosovës.

-Advertisement-

“Thirrni ndërgjegjës suaj për hirë të fëmijëve tanë”, ka shkruar Haradinaj.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e kanë paralajmëruar sanksione të ashpra kundër Moskës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera