Lajme

Lufta në Ukrainë duhet të përfundojë, i thotë Putinit presidenti i Afrikës së Jugut

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 18 June 2023

Lufta në Ukrainë duhet të përfundojë, i ka thënë presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa liderit rus Vladimir Putin.

Komentet e Ramaphosas erdhën teksa ai takoi Putin në Shën Petersburg të shtunën, si pjesë e një misioni paqeje me gjashtë vende të tjera afrikane.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha delegacionit të premten se ai nuk do të hynte në bisedime me Rusinë derisa ata të pushtonin tokën ukrainase, raporton BBC.

-Advertisement-

Putin u tha liderëve afrikanë se Ukraina i kishte refuzuar gjithmonë bisedimet.

Në takimin në Shën Petersburg, zoti Ramaphosa gjithashtu bëri thirrje që të dyja palët të kthejnë robërit e tyre të luftës dhe tha se fëmijët e larguar nga Rusia duhet të kthehen në shtëpi.

Putin është akuzuar për krime lufte nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për largimin me forcë të qindra fëmijëve ukrainas nga familjet e tyre gjatë pushtimit rus të Ukrainës.

Ndërsa delegacioni afrikan bëri thirrje për kthimin e fëmijëve në familjet e tyre, Putin ndërpreu fjalimin e tyre dhe pretendoi se Rusia po i mbronte ata.

“Fëmijët janë të shenjtë. Ne i larguam nga zona e konfliktit, duke i shpëtuar jetën dhe shëndetin”, tha ai. OKB tha se ata kanë prova të transferimit të paligjshëm të qindra fëmijëve ukrainas në Rusi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera