Rajoni dhe Bota

Lufta në prag, Izraeli sulmon forcat Iraniane në Siri

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 20 November 2019

Shteti i Izraelit, thotë që ka goditur disa caqe në Siri, të cilat ishin të shtetit sirian dhe forcave Iraniane.

Ushtria Izraelite, thotë që këto sulme të gjëra u bënë si përgjigje e raketave që nisura nga Irani në drejtim të Izraelit, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, nga Siria, thonë që dy civil kanë vdekur dhe se mbrojtja ajrore e tyre shkatërroi në ajër shumicën e raketave mbi Damask. Megjithatë, raportimet thonë që numri i të vdekurve ishte shumë më i madh.

-Advertisement-

Në mëngjesin e së martës, Ushtria Izraelita, kanë treguar që 4 raketa u nisën nga Siria në drejtim të veriut të Izraelit, megjithatë ato nuk arritën asnjëherë të godisin tokën.

Që nga shpërthimi i luftës civile në Siri, në vitin 2011, Izraeli disa herë ka sulmuar Sirinë, megjithatë sulmi i fundit ishte më i madhi, shkruan gazeta inFokus.

Sipas një zyrtari të lartë të Izraelit, thuhet që kjo ishte shenjë që ata po ndryshojnë rregullat, dhe se vetëm një sulm i vogël nga Siria, do të ndez një kundërpërgjigje shumë të ashpër.

Mëngjesin e së mërkurës “Forcat Mbrojtëse të Izraelit”, në Tëitter, lajmëruan për sulmin që e bën.

“Gjatë sulmit tonë në caqet terroriste të Iranit e Sirisë, një raketë mbrojtëse ajrore e Sirisë, u lëshua pavarësisht paralajmërimeve tona që të mos bëjnë një gjë të tillë. Si rezultat, u shkatërrua një pjesë e mbrojtjes së Sirisë”, thuhet në reagimin e IDF.

Tutje, këta thonë që regjimi sirian duhet të mbaj përgjegjësi për aksionet në territorin, duke i paralajmëruar që të mos lejojnë sulme tjera në drejtim të Israelit.

Megjithatë, deri më tash, nuk ka pas ndonjë reagim nga shteti Iranian./Gazeta inFokus/.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera