Lufta në Kosovë mes punës dhe propagandës 1999-2025

Autori: Gazeta inFokus
13:55 | 21 June 2025
Shkruan: Agron Hoti
Pushtetet e kaluara kanë bërë punë që s’përsëritet më në histori siç ishte çlirimi, rindërtimi, pavarësimi dhe shtetndërtimi nga A-Zh i Kosovës, por në vazhdimësi u ka munguar propaganda përkatëse për reklamimin e punës së bërë.
Ato shkonin sipas motos “puna e mirë, shihet vetë”, por harronin që kishin mbi shpinë një aleancë të fuqishme të prirë nga Serbia e Rusia me ca aleatë orientalë e evropianë dhe një armatë të tërë kinseshqiptarësh brenda Kosovës dhe në diasporë që s’linin gurë pa lëvizur duke propaganduar kundër gjithë kësaj pune dhe duke e quajtur të tërën “shkatërrim”, sepse qëllimi i Serbisë dhe Rusisë ishte dhe vazhdon të jetë madhor: Kosova, si projekt amerikan, duhej të paraqitej si e shkatërruar dhe dështuar.
Kështu që, pushteti sado që punon, pa propagandë bie, edhe atë palavdishëm, sidomos kur gjendet përballë një inxhinieringu brutal propagandues vendor dhe ndërkombëtar që për synim kishte zhbërjen e shtetit të Kosovës dhe gjithë atyre që e bënë atë.
Pushteti aktual tërë fuqinë e tij e ka përqendruar në propagandë dhe vetëm propagandë, pa e kryer as edhe një punë të hajrit. Pushteti aktual e pati kapitalizuar edhe tërë atë propagandë të Serbisë dhe Rusisë me ca aleatë të tyre orientalë dhe evropianë vetëm e vetëm për të ardhur në pushtet. Se a ka qenë pushteti aktual i koordinuar me propagandën e armiqve tanë të lartëpërmendur do ta dëshmojë historia, edhe pse në terren kanë funksionuar si një propagandë e vetme. Por, kur pushteti bazohet vetëm në propagandë e shumë pak ose fare në punë, bie edhe më palavdishëm sesa pushtetet që punojnë por që për arsye të ndryshme (ndoshta edhe vetëkënaqësie) s’arrijnë ta bëjnë propagandën e nevojshme për të mirën e vendit.
Kështu që gjatë kësaj periudhe 26 vjeçare (1999-2025) në Kosovë ka pasur dhe vazhdon të ketë betejë mes pushteteve që kanë bërë punë por jo propagandë dhe atyre që vazhdojnë të bëjnë propagandë por jo punë. Ndërkohë që shkelje e keqpërdorime ka pasur si në pushtetet e kaluara ashtu edhe në këtë të sotit. Dallimi i vetëm është që pushtetet e kaluara kanë bërë shumë punë të hajrit e bashkë me të edhe shkelje e keqpërdorime (hajni), ndërsa pushteti aktual vetëm shkelje e keqpërdorime (hajni) pa asnjë punë të hajrit.
Kjo betejë mes atyre të punës dhe të propagandës po vazhdon edhe sot dhe kjo për fat të keq e ka paralizuar tërë vendin, ku nga paperspektiva ekonomike po përjetojmë shpopullim të frikshëm që po vret të ardhmen e vendit.

Të tjera
-
Kos: Srebrenica, plagë e thellë në historinë evropiane
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka përkujtuar vik...
-
Mori kritika të shumta, RTK i ndalë komentet te reagimi i Blerim Haxhiajt
Publikimi i reagimit të gazetarit Blerim Haxhiaj pasi përfitoi financiarisht ...
-
Ambasadori i SHBA-së në NATO në Ambasadën e Kosovës në Bruksel, Bajrami tregon çka folën
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka pritur sot në një takim ko...
-
Shtabet e ushtrive të Kosovës dhe Shqipërisë takohen për të hartuar plan bashkëpunimi për periudhën 2025 -2028
Në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë është zhvill...
-
Vrit*et Agim Muharremi, pjesëtar i Armatës maqedonase – Policia kërkon të dyshuarin
Agim Muharremi, pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut është vrarë paradi...
-
Shuhet zja*rri që shpërtheu në një kamion në autostradën “Ibrahim Rugova
Një kamion është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në autostradën “Ibrahi...
-
Bulliqi: Është kërkesa e Kurtit që të kandidoj edhe për një mandat
Kryetari aktual i Podujevës dhe kandidati i VV-së edhe për një mandat në këtë...
-
Abdixhiku mbledh ekipin për kryeqytetin: Punë e punëtori, Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se pas zyrtarizimit të k...
-
“Zotëriu i parë” i Kosovës: 30 vite pas, Vuçiq vazhdon të ushqejë të njëjtat fantazi gjenocidale si Millosheviqi
Bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, e ka përkujtuar vikt...
-
Ish shefi i Policisë në Suharekë: S’u shkarkova, jam transferuar për nevoja operative
Ish-shefi i policisë në Suharekë, kapiteni, Afrim Sylaj, është transferuar ng...
-
Kapet rreth një kilogram dro*gë në Pejë
Prokuroria e Pejës bashkë me njësitin anti-drogë në Pejë kanë zhvilluar një b...
-
Digjen tej mase bjeshkët në mes Peshkopisë dhe Burrelit
Një zjarr masiv ka përfshirë sot bjeshkët në zonën midis Peshkopisë dhe Burre...