Rozë

Lufta mes vajzave VIP në Tiranë: Si degradoi në grushte miqësia e modeleve të njohura (Fotot)

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 21 October 2019

Në orët e mbrëmjes para disa ditësh, dy modelet Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi janë konfliktuar fizikisht me moderatoren Einxhel Shkira, dikur ish-shoqe të ngushta.

Gjithë historia nisi pas disa batutave që Shkira bëri për modelen Kejvina Kthella, pasi kjo e fundit kishte fituar çmimin e javës te “Dance with me”, ku kërcen çift me politikanin Eduart Ndocaj. Ishin modelet Marashi dhe Kthella, ato që shkuan në orët e mbrëmjes poshtë shtëpisë së moderatores në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë për t’u sqaruar, por debati degradoi në dhunë fizike.

Burime nga media të ndryshme bëjnë me dije se Einxheli është parë në rrugë nga patrulla e Policisë, duke vendosur që të bëjë edhe denoncimin, e shoqëruar nga vëllai i saj. E kontaktuar nga “Anabel.al”, Einxhel Shkira konfirmoi ngjarjen dhe theksoi se debati ishte vetëm mes saj dhe Kejvinës. Oriola, e cila është kushërira e Kejvinës, thjesht kishte ardhur si mbështetje për të, por më pas situata ka degraduar.

-Advertisement-

“Unë u gjenda e papërgatitur, pasi zbrita për të takuar pa asnjë paramendim Kejvinën, me të cilën kemi prej kohësh një marrëdhënie shoqërore të rregullt në distancë. Atje u përballa menjëherë me një sulm fjalësh dhe kërcënimesh. Isha një kundër dy dhe në debat e sipër, gjaknxehtësia bën të vetën”, tha Shkira në një rrëfim për “Anabel.al.” Pas disa fotove që publikuan së bashku në rrjetet sociale, u tha se shkak i sherrit të tyre ishte bërë një çantë e shtrenjtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera