Lufta mes Izraelit dhe Palestinës/ Erdogan sulmon SHBA-në dhe BE-në: Biden ka “duart e përgjakura”
Autori: Gazeta inFokus 06:47 | 18 May 2021
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan tha sot se homologu i tij amerikan Joe Biden ka “duart e përgjakura” për shkak të mbështetjes për shtetin e Izraelit, pas njoftimit se Uashingtoni kishte miratuar shitjet e reja të armëve këtij vendi.
Erdogan, pas takimit të qeverisë, kritikoi Biden për miratimin e shitjes së armëve Izraelit. Administrata e Joe Biden ka miratuar një shitje të mundshme 735 milionë dollarë në Izrael dhe burimet e kongresit thanë sot se ata nuk presin kundërshtim të marrëveshjes pavarësisht nga konflikti midis Izraelit dhe ekstremistëve palestinezë. “Ju (Biden) po shkruani historinë me duar të përgjakshme”, tha Erdogan, duke kritikuar administratën amerikane për miratimin e një vendimi të ri për t’i shitur armë Izraelit, i cili po çon në “sulme jo proporcionale në Gaza, duke shkaktuar vdekjen e qindra-mijëra njerëzve”.
Presidenti turk ka kritikuar fuqitë perëndimore për përgjigjen e dobët të tyre ndaj konfliktit izraelito-palestinez. Erdogan, një mbrojtës i zëshëm i palestinezëve, kontaktoi udhëheqësit botërorë javën e kaluar, duke apeluar që të ndërmarrin veprime të fuqishme ndaj Izraelit.
Përveç Shteteve të Bashkuara, ai sulmoi Evropën të hënën, duke dënuar Austrinë për shkak të vendosjes së flamurit izraelit në një ndërtesë qeveritare në Vjenë të premten. “Austria dëshiron që myslimanët të paguajnë çmimin për hebrenjtë mbi të cilët ajo kreu gjenocid,” tha Erdogan.
Të tjera
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...
-
Abdixhiku organizon tubime përkrahëse për eurodeputetët mbështetës të Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kë...