Lajme

Lufta kundër krimit të organizuar, Mehmeti: Konfiskuam mbi 7 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 01 April 2022

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, është duke raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Mehmeti thekson se në luftën kundër krimit të organizuar kanë sekuestruar mbi 7 milionë euro, njofton Klankosova.tv.

“Në aspektin e luftimit të krimit të organizuar janë konfiskuar 7 milionë 496 mijë 568 euro, 181 mijë e 63 dollarë, 21 mijë e 120 franga zvicerane dhe 60 mijë e 160 denarë të Maqedonisë së Veriut”.

-Advertisement-

“Po ashtu janë konfiskuar 133 vetura, pesë shtëpi, shtatë banesa, një lokal, një garazh dhe 29 toka – patundshmëri” tha Mehmeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera