Lajme

Lufta e paskrupullt për të marrë nën kontrollë FFK-në

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 30 November 2019

Federata e Futbollit të Kosovës e në veçanti posti i kryetarit është bërë temë diskutim ditëve të fundit në opinionin sportiv në vendin tonë, shkruan Gazeta inFokus.

Disa grupacione që kishin të bënin me politikë muaj më parë kishin filluar një iniciativë për shkarkimin e kryetarit të FFK-së Agim Ademin, por nuk kishin arritur ta thirrin as mbledhjen për shkarkimin e të parit të futbollit në Kosovë.

Së fundmi shkarkim të Ademit nga posti i të parit të federatës po kërkon edhe një punëtorë i administratës në FFK.

-Advertisement-

Ai është Arianit Ahmeti, zv/sekretar aktual i FFK-së, shkruan Gazeta inFokus.

Ahmeti, ka filluar të mbledhë vota për thirrjen e kuvendit për shkarkimin e Agim Ademit dhe për arritjen e votave të mjaftueshme që ai të jetë në krye të federatës.

Gazeta inFokus nga burimet e saja ka mësuar se javën që lamë pas, shumë klube kosovare janë kontaktuar nga Ahemti dhe grupi i tij.

Ata kanë kërkuar shkarkimin e Ademit dhe kanë kërkuar që Arianit Ahmeti të votohet për kryetar të FFK-së.

Pas këtyre kontakteve nga zv/sekretari i FFK-së, klubi i Dukagjinit nga Klina kishte reaguar më një komunikatë publike duke thënë se janë në përkrahje pa rezervë të kryetarit aktual Agim Ademi.

Klubi i futbollit Dukagjini nga Klina njofton mbarë opinionin e gjerë sportdashës dhe të gjitha klubet e futbollit të Kosovës se ne si klub jemi në përkrahje të pa rezervë të presidentit aktual të Federatës së Futbollit të Kosovës, z Agim Ademi.

Ju bëjmë me dije se ne asnjëherë dhe për asnjë çmim nuk do bimë pre e asnjë individi dhe grupacioni të caktuar dashakeq.

Në momentin që e kemi votuar për president të federatës z Agim Ademi para një viti e ca kemi konsideruar që është njeriu adekuat për ta udhëhequr këtë institucion, gjë të cilën e ka dëshmuar tash e sa kohë që është në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Prandaj duke parë që ditët e fundit janë ngritur zëra dhe po punohet në çdo formë të shkarkohet z Agim Ademi nga kreu i Federatës, ne si klub jemi kundër një fushate të tillë denigruese, sepse ne e duam një federatë funksionale, e duam një kombëtare që çdo ditë po na bënë krenarë me sukseset e saja e me këtë i duam njerëzit që punojnë dhe japin çdo gjë nga vetja siç është rasti i z. Ademi.

Andaj përmes kësaj që u tha më lartë, ne si klub konsiderojmë që janë të kota përpjekjet e grupeve të caktuara klanore, biznesmen e sidomos politikanë që më së paku marrin vesh kah sporti, ta ndalin suksesin e punës së z Ademi dhe institucionit që ai udhëheq.

Me respekt: Kryesia e KF Dukagjini – Klinë

Image result for agim ademi

Pas reagimit të klubi klinas, reagim pati edhe nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.

Ata Arianit Ahmetin e identifikuan si”karrierist” të paskrupullt dhe punëtor i administratës aktuale të FFK-së.

Përkundër sukseseve të jashtëzakonshme të futbollit kosovar, grupet e njohura për opinion që s’kanë të bëjnë fare me futbollin, e të cilët po e sakrifikojnë edhe një ”karrierist” të paskrupullt nga Administrata, vazhdojnë të bëjnë fushatë të egër të mbledhjes së nënshkrimeve, kinse për të propozuar kandidatë për kryetar.

Iu përkujtojmë edhe një herë të gjithë atyre që mundohen të përfitojnë nga intrigat dhe konfuziteti se:

1.Kryetari i FFK-së, z. Agim Ademi është zgjedhur më 6 korrik 2018, për mandat katërvjeçar, i votuar në mënyrë unanime nga të gjithë delegatët e Kuvendit pa asnjë vote kundër.

2.Procesverbali i është dërguar UEFA-s, FIFA-s, MKRS, Ministrisë së Administratës Publike dhe KOK-ut;

3.Në Kuvend ishin prezent delegatë nga UEFA, nga FIFA, MKRS, KOK, Federatat tjera etj. dhe kanë raportuar për një Kuvend jashtëzakonisht të qetë, të rregullt ligjërisht dhe pa asnjë kundërshtim apo vërejtje.

4.Raporti i delegatëve të FIFA-s dhe UEFA-s si dhe urimi i Kryetarit të FIFA-s dhe UEFA-s përmend qartë mandatin katërvjeçar dhe uron suksese në punën e tij.

5.Vetëm delegatët e Kuvendit e kanë të drejtën ekskluzive që në çdo kohë të kërkojnë llogari nga çdo anëtar i saj, e jo grupet me të kaluar të dyshimtë dhe me qëllime të pastra përfitimi e destabilizimi të futbollit kosovar.

Vitin e ardhshëm do të bëhet rizgjedhja e anëtarëve të KE-së, të cilat zgjedhje do të bëhen në regjionet e futbollit dhe këtë zgjedhje të anëtarëve të KE-së, Kuvendi i FFK-së e vërteton në kohën dhe afatet e caktuara me ligj.

Me respekt,

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.

I pari i shtëpisë së futbollit në Kosovës përkrahje të madhe ka marrë edhe nga Përfaqësuesit e FFK-së në Gjermani.

Ata kanë thënë se i japin përkrahje të fuqishme organeve legjitime të FFK-së, Komitetit ekzekutiv, Presidentit Agim Ademi dhe Sekretarit Gjeneral Eroll Salihu. Përkrahja jonë mbështetet nё punёn e tyre tё shkëlqyeshme tё kёtyre strukturave.

Ne pёrfaqësuesit e FFK-së pёr Gjermani, tani e njёzet vjet e kemi pranuar misionin me vullnetin, dёshirën dhe sakrificën pёr tё mirën e vendit. Gjatё gjithё kёsaj kohe, pёrveç angazhimit qё pёr opinion ёshtё i ditur, kemi arritur qёllimin që DFB të futet nё funksion pёr tё mirën e FFK-së. Në mbёshtetje pёr lobim pёr pranim nё UEFA dhe FIFA, DFB ёshtё federata e cila ka luajtur rolin kyq edhe pёr pranimin por edhe për mbёshtetje tё fuqishme nё shumё projekte. Kjo vazhdon ta mbështesë FFK- edhe nё tё ardhmen. Tani jemi nё rrugën e zbatimit tё marrёveshjes sё dytё tё nёnshkruar, ku FFK-së do t’i sjellё mirёqenie nё tё ardhmen.

Nga gjithё ky angazhim, i cili ka sjellё rezultate tё jashtёzakonshme, ne në asnjё mёnyrё nuk jemi involvuar nё politikat e brendshme të FFK-së. Misioni ynё ka qenё pёrkrahja e FFK-së.

Janё krijuar edhe nё tё kaluarёn situata tendencioze nga individё apo grupe tё caktuara tё interesit, por ne kemi vazhduar t’i pёrkrahim organet legjitime dhe zhvillimet pozitive tё

FFK-së, kuptohet me mbёshtetje tё fuqishme të DFB-së. Ngjarjet e fundit qё janё duke u zhvilluar, me tendencё tё shkatёrrimit tё gjithë mundit tё shumё njerёzve pёr dy dekada, nuk na lejojnё qё tё qëndrojmё indiferentë, e sidomos nё momentet mё tё mira qё ёshtё duke i kaluar kombёtarja e jonё. Nga ai investim shumёvjeçar dhe me sakrificёn e shumё individёve, sot, nё vend qё tё mobilizohemi dhe ta përkrahim fuqishëm FFK-në, nё njё mision që do të na bёnte të gjithёve krenarë në kualifikimet pёr Kampionatin Europian, individë dhe grupe të caktuara mundohen me metoda tё ulёta dhe nё kundёrshtim me çdo normё ligjore dhe morale tё pengojnë punёn e mirëfilltё tё FFK-sё, duke përdorur metoda shantazhi dhe ndikimi tek klubet dhe delegatёt, si dhe duke luajtur edhe rolin e gjykatave, ende pa u zhvilluar seancat gjyqёsore. Po ashtu, e keqja vazhdon edhe duke kёrkuar nёnshkrime me pretekstin se duhet tё “vijё unё”, se “ky ka pёr t’u dёnuar”. A nuk ёshtё e dhembshme kur ne, sot, si popull, jemi duke vuajtur izolimin pёr shkak tё kapjes sё gjykatave dhe me vite kemi pasur pengesa nga shtetet armike që të mbesim tё izoluar. E tani, rolin, pёr tё na kthyer nё izolim, e luajnё individё tё shtetit tonё. Ata as nuk dihet pёr çfarë interesash veprojnë.

Sё fundi, nёse ne nuk i gjykojmё kёto veprime të rrezikshme, do tё kemi veshtirёsi t’i ruajmё miqtё tanё të cilёt na mbёshtetёn me vite dhe vazhdojnё tё na mbeshtesin. Prandaj, do tё kemi shumё vёshtirёsi qё t’i bindim ivestitorёt tё cilёt janё tё gatshëm tё investojnё nё futbollin e Kosovёs dhe sidomos do kemi vështirёsi t’i bindim lojtarёt me tё cilët jemi nё proces tё bisedimeve qё tё luajnë pёr Kosovёn. Kur tё gjithё ne jemi të përqendruar në tragjedinё e tërmetit nё Shqipëri, qё tё ndihmojmё dhe lehtёsojmё sadopak dhembjen dhe vështirësitё që populli ynё është duke kaluar në këto momente të vështira, individё tё caktuar e shfrytёzojnё edhe këtë rast tragjik për t’i realizuar qëllimet e tyre të errёta.

Ne, së bashku me DFB-nё, u japim pёrkrahje të fuqishme organeve legjitime të FFK-së, Komitetit ekzekutiv, Presidentit Agim Ademi dhe Sekretarit Gjeneral Eroll Salihu. Pёrkrahja jonё mbështetet nё punёn e tyre tё shkëlqyeshme tё kёtyre strukturave.

Me respekt,

Përfaqësuesit e FFK-së për Gjermani,

Fekmi Kongjeli dhe Nexhat Shoshi

Pavarësisht se tendenca të tilla rrezikojnë FFK-në në raport me FIFA-n dhe UEFA-n duke qenë grupacione politike ose qe kanë qëllime të tjera për të rritur ndikimin në federatë, ata nuk po ndalën./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera