Rozë

Lufta e Kylie me famën

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 07 August 2017

Kylie Jenner u bë e njohur në botën e spektaklit që në moshën 9-vjeçare në reality show televizivi “Keeping up  with the Kardashians”.


Dhe sot në moshën 19-vjeçare, ajo po tregon më në fund për fansat se çfarë do të thotë të jesh Kylie Jenner, në spektaklin e saj të ri Life of Kylie.

Në seritë premierë ajo i rrëfen mikeshës së saj më të mirë Jordyn Woods frustrimet e saj me famën: Thjesht dua të zhdukem.

-Advertisement-

Gjatë debutimit të së dielës, bukuroshja foli me një terapsit mbi përpjekjet e saj për të qënë në sytë e publikut.

Për pak ditë ajo bën 20 vjeç, dhe për herë të parë ishte ulur në një seancë terapie: “Kur rritesh para kamerave, njerëzit mendojnë se të njohin. Sigurisht, nuk e zgjodha unë këtë jetë, por kjo nuk do të thotë që nuk do e mbaj këtë stil jetese”, e vetëdijshme se aktiviteti i rrjeteve sociale e bëjnë atë dhe më të famshme.  “Nuk më pëlqen gjithë ajo vëmendje pasi më kujton që unë jam Kylie Jenner.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera