Sport

Lucas Hernandez pozon me fanellë të Bayern Munich

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 01 July 2019

Hernandez tashmë ka veshur fanellën e Bayern Munich. Ai ka nënshkruar kontratë 5-vjeçari me kampionin e Bundesligës.

Edhe zyrtarisht, Lucas Hernandez, i është bashkuar kampionëve të Gjermanisë, Bayern Munich.

Me t’u hapur afati kalimtar veror, 1 korrik, lojtari ka pozuar me fanellën e klubit të ri.

-Advertisement-

Mbrojtësi 23-vjeçar është transferuar te Bayerni disa muaj më parë. Ai ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë për pesë vite te klubi bavarez, deri në 2024.

Atletico Madridi ka fituar 80 milionë euro nga shitja e mbrojtësit francez.

Hernandez aktualisht është duke ndjekur procesin e rikuperimit pas lëndimit të rëndë që pësoi me Atleticon.

Lucas do ta veshë fanellën me numrin 21, kur ardhjet tjera të reja të Bayern Munich, Pavarad e Fiete Arp, do t’i veshin fanellat me numrat 5, respektivisht 15.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera