Fun & Video

Luani sulmon trajnuesin (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 10 May 2017

Ajo që duhej të ishte një pasdite argëtuese për dhjetra banorë të një qyteze në veri të Francës, përfundoi në një shfaqje horror.

Një luan sulmoi papritur trajnuesin në një cirk në Francë, duke e plagosur atë. Sulmi i beftë i kafshës terrorizoi shikuesit që largohen në panik, ndërkohë që dhjetra filmime janë marrë nga ngjarja e tmerrshme.

Në njërën prej videove që qarkullojnë në internet shihet ndërhyrja e stafit tjetër të cirkut që hedhin tymuese në skenë për të shpërqendruar luanin.

-Advertisement-

Në to shihet gjithashtu viktima e luanit që ngrihet në këmbë dhe del vetë jashtë ringut, por më vonë mediat franceze se i sulmuari është shtruar në gjendje të rëndë dhe kritike për jetën në spital.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera