Lajme

Luani në Gjilan po mbahet në kushte të rënda, reagojnë OJQ-të

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 22 November 2019

Organizata Joqeveritare kanë reaguar pas publikimit të lajmeve për luanin i cili po mbahet  Gjilan.

Sipas fotografive të publikuara ky luan po mbahet në një kafaz jashtë një restoranti në fshatin  Zhegër.

Fondacioni për Të Drejtat e Kafshëve thotë se  ky gjest është i papranueshëm dhe se do të shqyrtojnë ligjet në fuqi dhe do të veprojnë në të mirë të luanit.

-Advertisement-

“Ky gjest është i pa pranueshëm! Avokatët e Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve do të shqyrtojnë ligjet në fuqi dhe do të veprojmë në të mirën e luanit që mbahet në kafaz të vogël, sa më shpejt që të jetë e mundshme”, thuhet në reagimin e tyre.

E sipas tyre përgjegjës për këtë është edhe shteti sepse nuk mbikqyr situatat e tilla.

“Mbajtja e kafshëve në këtë mënyrë, importimi i tyre (me gjasë edhe i jashtëligjshëm) tregojnë mirë sa i dobët është shteti në mbikëqyrje të situatave të tilla”, thuhet në këtë reagim.

Ky fondacion shpreson që të kenë edhe vëmendjen e organizatave ndërkombëtare në mënyre qe të nxjerrin luanin nga ai vend./Gazeta inFokus/

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera