Luana Vjollca rrëfen momentet e sulmit të pesë “fansave” – një tentoi ta dhunojë
Autori: Gazeta inFokus 21:37 | 19 May 2022
Ka vazhduar edhe pjesa e dytë e emisionit “Thuaje” të prezantueses dhe këngëtares, Luana Vjollca.
Kësaj radhe, emocionale si kurrë më parë, e zhveshur nga çdo kompleks, ylli shqiptar i drejtohet publikut me mesazhe të forta duke ndarë pjesë nga historitë e saj, histori jo të bukura por që kanë lënë gjurmë në jetën e saj dhe e kanë bërë të jetë kjo që është sot.
Pas temës së bullizmit që shkaktoi shumë bujë, pjesa e dytë flet për traumën.
Luana ka ndarë me publikun rastet e përndjekjes nga ata që ajo nuk deshi t’i quante fansa, duke zbuluar se ka qenë e përndjekur nga 5 persona.
E emocionuar dhe me fjalë që i dilnin nga shpirti, ajo zbuloi njërin nga rastet më të vështira kur personi tentoi ta kapte me zor por arriti të shpëtojë.
Që nga ajo kohë ajo tha se nuk ka lëvizur asnjëherë pa mbrojtje, pasi kjo ngjarje i ka shkaktuar frikë dhe traumë të madhe.
Mes tjerash ajo zbuloi që kjo frikë e ka lënë me ditë në shtrat e me lot, por është zgjuar për të vazhduar tutje.
Duke folur për rastin e saj ajo u ndal tek dhuna psikologjike dhe fizike që përjetojnë femrat dhe mesazhi i saj ishte i qartë: Ngrihuni dhe mos u dorëzoni dhe mos falni, një njeri që abuzon njëherë, ngelet abuzues gjithmonë.
Këtij rrëfimi do t’i pasojë edhe kënga tjetër me titullin “Trauma” ku trajtohet tema e dhunës fizike dhe asaj psikologjike që përjetojnë femrat.
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...