Rozë

Luana Vjollca po shijon pushimet në Dhërmi mes puthjesh e përqafimesh

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 12 August 2019

Vajzat Vjollca janë bërë bashkë për disa ditë pushime në bregdet.

Pas pushimeve në Monte Carlo, moderatorja e njohur Luana Vjollca ka nisur pushime të tjera, por kësaj radhe në Shqipëri.

-Advertisement-

Nga postimet në profilin e saj në “Instagram”, ajo ka zbuluar se ndodhet në jug të Shqipërisë, Dhërmi.

Luana gjithashtu ka treguar se këto pushime po i shijon së bashku me familjen e saj, mamanë Maria, dy motrat Lira e Marina si dhe me mbesën Jori.

“E bekuar… Nga familja ime dhe natyra e mrekullueshme e Shqipërisë. Faleminderit Zot”, shkruan Luana bashkëngjitur me disa foto të postuara në “Instagram”.

Në një foto shfaqet së bashku me mamanë dhe me motrat, ndërsa në një tjetër vetëm me të ëmën e cila e përkëdhel dhe e puth në ballë.

Nga ana tjetër, edhe Marina ka postuar një foto nga këto pushime. Ajo shfaqet vetëm me Luanën dhe krahas saj shkruan: “Motra është prova që Zoti nuk do që të ecim vetëm në jetë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera