Rozë

Luana Vjollca mahnit me linjat trupore në fotografitë me bikini

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 11 September 2021

Këngëtarja dhe moderatorja shqiptare, Luana Vjollca, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan me fansat imazhe e video të ndryshme, gjersa së fundmi ka ndarë disa atraktive nga pushimet.

Biondja po shijon një udhëtim luksoz, gjersa me fotografitë e radhës ka bërë që të komentohet mjaft shumë.

Megjithëse shquhet për linjat e bujshme, 30-vjeçarja edhe këtë herë është shfaqur në top-formë.

-Advertisement-

Në një fotografi para pasqyrës me bikini ngjyrë të gjelbër e syze të zeza, ylli i “Shiko kush luan” vjen e mahnitshme.

Kjo nuk është hera e parë që Vjollca duket e tillë, teksa këto pushime vijnë pak ditë pas ditëlindjes jubilare.

Ajo edhe këtë vit ka premtuar projekte të reja si në aspektin profesional në rolin e moderatores, e po ashtu edhe në muzikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera